AKTUALITET

Prodhimi i qumështit, lidhet marrëveshja për cilësi super

18:00 - 20.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Marrëveshje për përmirësimin e prodhimit të qumështit në Shqipëri përmes modelit Dairy Hub. Përmes modelit Dairy Hub, Tetra Laval Food for Development mbështet klientët e Tetra Pak duke i lidhur ata me fermerët e vegjël dhe duke u ofruar asistencë teknike, njohuri praktike dhe trajnim për zhvillimin e prodhimit dhe grumbullimit të qumështit. Qëllimi i Dairy Hub është rritja e vëllimit të prodhimit të qumështit duke integruar mbajtësit e vegjël në zinxhirët e furnizimit të bulmetit.




Në Shqipëri, partneriteti synon të përfshijë më shumë se 3,000 fermerë, prodhimi dhe të ardhurat nga qumështi të të cilëve pritet të rriten me të paktën 20-30%. Guillaume Latourette, Drejtor Menaxhues pranë Tetra Pak për Europën Juglindore tha: “Ne jemi shumë të kënaqur për krijimin e qendrës së parë të bulmetit Dairy Hub në Europë, e cila synon të përmirësojë produktivitetin e bulmetit, të rrisë të ardhurat e fermerëve dhe të sigurojë një furnizim afatgjatë të qumështit cilësor të prodhuar në vend, pa rritur kostot e grumbullimit. Jemi të bindur se me përpjekje të përbashkëta mund të krijojmë përfitime për të gjitha palët: fermerët, përpunuesit e qumështit, ekonominë vendase si dhe konsumatorët”, tha ai.

“Është gjithmonë kënaqësi e veçantë për mua si ambasador i Suedisë, të shoh kompanitë suedeze që forcojnë prezencën e tyre në tregun shqiptar! Më vjen mirë që Tetra Pak dhe klientët e saj të bulmetit angazhohen në zhvillimin e prodhimit të qumështit nga fermat e vogla në Shqipëri, një sektor që ka shumë nevojë si për investime ashtu edhe për asistencë teknike. Ne kemi parë që modeli Dairy Hub me mbështetjen e Suedisë ka funksionuar mirë në shtete të tjera si Bangladeshi dhe Kenia. Është nder për ambasadën suedeze në Shqipëri që nënshkrimi i partneriteteve të para Dairy Hub të Tetra Pak në Europë realizohet në ambientet e ambasadës sonë,” tha në fjalën e tij ambasadori i Suedisë, Z. Johan Ndisi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.