AKTUALITET

Raporti i Lumturisë, shqiptarët të fundit në rajon

13:01 - 20.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sipas Raportit më të ri për Lumturinë në Botë, të publikuar nga Rrjeti për Zgjidhje të Qëndrueshme Zhvillimore në kuadër të OKB-së, Shqipëria renditet e fundit në rajon.




Raporti i lumturisë botërore është një studim historik i gjendjes së lumturisë globale që i rendit 156 vende, nisur nga fakti se sa të lumtur janë qytetarët e tyre.

Shqipëria renditet në vendin e 107-të, teksa Kosova renditet në vendin e 46. Serbia në vendin e 70-të, Mali i Zi në vendin e 73, Kroacia në vendin e 75, Bosnje dhe Hercegovina në vendin e 78 dhe Maqedonia në vendin e 84.

Raporti i sivjetshëm i lumturisë fokusohet në lumturinë dhe komunitetin: se si lumturia ka evoluar gjatë dhjetëra viteve të fundit, me fokus në teknologjitë, normat shoqërore, konfliktet dhe politikat qeveritare që i kanë nxitur këto ndryshime.

Sondazhet janë bërë për periudhën ndërmjet viteve 2016-2018.

Finlanda përsëri është e para, si vendi më i lumtur në botë. Dhjetë vendet tjera që janë renditur vazhdimisht në mesin e më të lumturve janë : Danimarka, Norvegjia, Islanda, Holanda, Zvicra, Suedia, Zelanda e Re, Kanadaja dhe Austria. SHBA-ja u rendit në vendin e 19-të duke rënë një vend nga viti i kaluar.

Ndërkaq në fund të listës së vendeve më pak të lumtura gjenden: Afganistani në vendin e 154, Republika e Afrikës Qëndrore në vendin e 155 dhe Sudani Jugor renditet në vendin e 156-të .

Pikërisht sot, më 20 mars, është edhe Dita Ndërkombëtare e Lumturisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.