BLUETOOTH

Rina Kuqo: Stili im s’ka rregulla të përcaktuara, e gjej veten kudo

13:35 - 20.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pamela Aliaj – Në ditët e sotme të veshurit bukur dhe të qenit apo shndërruarit në një influencer (ndikues) është bërë një ndër pasionet më të mëdha që vajzat e jo vetëm zgjedhin të ndjekin. Moda dhe pasioni për të është i përhapur shumë nëpër botë dhe gjithkush në mënyrën e vet shfaq personalitetin në mënyrën e të veshurit dhe pse jo të jetë edhe një ndikues apo frymëzues për shumë të tjerë. E tillë është edhe Rina. Në një intervistë për Vip Pages të ‘Gazeta Shqiptare’, studentja për fashion designer na rrëfen pasionin e saj për botën e modës. Si lindi dëshira për të ndjekur këtë rrugë dhe frymëzuesit e saj që e nxitën atë të nxjerrë në pah më të bukurën e saj. “Pasioni për modën është i trashëguar,” thotë ndër të tjera Rina. Ndërkaq lidhur me tendencat e kësaj pranvere 2019, blogerja na jep sugjerimet e saj për ngjyrat dhe stilin e veshjes që është më ‘in’. Për më tepër ndiqni intervistën e mëposhtme:




Jeni një studente e për fashion design (stiliste). Si lindi pasioni për modën?
Pasioni për modën lindi që në moshë shumë të herët. Duke qenë se kam patur muzë frymëzimi dhe imazh bukurie nënën time, e cila është kujdesur gjithmonë për pamjen e saj, rrjedhimisht kjo ka ndikuar dhe tek unë , pra është e trashëguar.

Shfaqeni në foto me veshje të ndryshme plot ngjyra. Çfarë lloj stili i përshtatet më tepër Rinës?
Mund të them që unë e gjej veten tek çdo stil. Mundohem t’i ndërthur stilet me njëra-tjetrën. Stili im nuk ka rregulla të përcaktuara. Me personalitetin që unë kam dhe me gjendjen personale e bëj çdo stil të duket i imi.

Këtë pranverë cili është kombinimi më perfekt sipas jush?
Këtë pranverë unë sugjeroj të luajmë me ngjyrat e ëmbla dhe të ngrohta. Veshje me grep, tantella, materiale mëndafshi, saten, shkëlqime, temina, ngjyra fosfor, printe të ndryshme, transparencë, dënim i pazakontë, stili barbi etj.

rina 5 rina 12 rina 10 rina 11 rina 3 rina 1 rina 6 rina 4 rina 7 rina 2 rina 8 rina 9
<
>

Cila ka qenë eksperienca që ju ka lënë më tepër mbresa në fushën e modës?
Eksperienca më e bukur të cilën po e shijoj pa masë është shkolla e fashion design që jam duke ndjekur, e cila po më shërben realisht të hyj thellë në rrënjët e fillesës së modës dhe të njoh kapacitetin tim dhe ta përmirësoj e ta avancoj atë drejt njohurive të cilat nuk i merr dot në jetën e zakonshme. Gjithmonë i kujtoj vetes shprehjen: zgjidh një punë që e dashuron dhe nuk do të duhet kurrë të punosh një ditë në jetën tënde.

Pas çdo stilisti të ri qëndron dikush që e frymëzon qoftë dhe indirekt në punën e tij. Kush është për ju ai/ajo që ju frymëzon më tepër?
Kohët e fundit po e ndjek jetën, pasionin, ambicien, punën e pareshtur, lodhjen, pozitivitetin, dashurinë ndaj profesionit dhe dashurinë ndaj asaj që bën Elisabeta Franchi. E adhuroj për personin që është dhe për koleksionet e saj mahnitëse që ofron. Frymëzohem nga e veçanta që ajo sjell në çdo finalizim veshjesh.

Cila është ngjyra më ‘in’ këtë 2019 dhe ç’lloj kombinimi sugjeroni që të shfaqet sa më bukur?
Ngjyrat më ‘in’ të 2019 janë disa: 1- roza 2- jeshilja e errët 3- e verdha 4- korali 5- ngjyra blu 6- kafja. Ngjyra kafe përpos stinës së dimrit do jetë shumë e pranishme edhe në verë apo pranverë. Tonalitetet e tokës janë të preferushme në çdo stinë të vitit.

Përveç modës, cilat janë pasionet e tjera të Rinës?
Jo të gjitha aktivitetet unë i njoh me ndjekësit e mi. Madje mendoj se këtë fakt nuk e di askush (qesh). Po e zbuloj këtu pra: unë bëj shumë ecje. Jam njeri shumë aktiv dhe energjik. Mundohem të ha shumë shëndetshëm dhe të kem një regjim maksimal për të nisur një ditë sa më mbarë. Ecja më ndihmon të mendoj x objektivat që kam në jetë përpos faktit se të mban trupin në formën që dëshiron.

Dihet se përkushtimi ndaj modës kërkon kohën e saj dhe ka shumë angazhime. Si është një ditë e zakonshme e juaja?
Një ditë e zakonshme e imja është shumë intensive. Në mëngjes shkoj në shkollën që po ndjek për modën, drekës ja le kohën për bashkëpunime apo projekteve të ndryshme që mund të kem, pasdite jam në masterin e shkollës së parë, dhe darkës një ecje relaksuse . Kështu përmbyllet e gjithë dita ime.

A keni patur propozime lidhur me përfaqësimin e ndonjë brand-i të preferuar apo keni ndonjë në proces?
Kam patur dhe kam shumë propozime. Aktualisht jam duke bashkëpunuar me një brand veshjesh dhe çantash, në pamundësi kohe për t’u marrë me të gjitha ofertat që më vijnë.

Çfarë do të donit të ndryshonit në stilin e të veshurit të të rinjve shqiptarë që nuk ju pëlqen dhe që e shihni shpesh?
Në stilin e të rinjve shqiptar, unë mendoj se veshja jonë tregon pjesërisht personalitetin tonë. Pra dukshmëria dhe impakti i parë kanë shumë rëndësi në mënyrën se si ne e prezantojmë veten. Unë thjesht sugjeroj që njerëzit të vishen ashtu si ata ndihen. Unë personalisht ndihem dhe jam shumë pozitive energjike dhe këtë jam munduar ta shpreh nëpërmjet ngjyrave. Asnjëherë mos u sforconi të dukeni si dikush apo diçka që nuk e ndjeni se jeni.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.