SPORT

Rinus Mishels, trajneri më i mirë i të gjitha kohërave

12:53 - 20.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Babai i futbollit total dhe arkitekt në sukseset e para të Ajaksit të madh që dominoi Europën. Është Rinus Mishels, trajneri më mirë në historinë e sportit më të dashur në botë. Këtë e ka vendosur “France Football”, revista prestigjioze, e cila në numrin e saj të fundit ka publikuar klasifikimin me teknikët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Në vendin e parë renditet Mishels, i cili ka meritën e vendosjes së bazave të para të futbollit modern kur drejtonte Ajaksin e Amsterdamit në vitet ’60’ dhe ’70. Me interpretues të magjishëm, mjafton të përmendësh Johan Krojf, ai dominoi futbollin europian, duke fituar gjithçka të mundshme.




Po ashtu, nuk mund të harrohen sukseset që pasuan me Barcelonën si dhe me Kombëtaren e Holandës, siç ishte triumfi në Kampionatin Europian të vitit 1988. Në podin e më të mirëve në histori, Mishels ndiqet nga Sër Aleks Ferguson, trajneri legjendar i Mançester Junajtid dhe Arrigo Saki, që sipas “France Football” ka meritën “për ndryshimin e mentalitetit” në futbollin italian, kur drejtonte Milanin. Pesëshja e parë e klasifikimit të 50 trajnerëve më të mirë të historisë së futbollit plotësohet me Johan Krojf dhe Pep Guardiolën, me këtë të fundit që i faturohet shpikja e “tiki-taka”, modeli taktik i një loje spektakolare, që i ka lejuar të fitojë gjithçka, sidomos në kohën kur drejtonte Barcelonën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.