AKTUALITET

Simpoziumi për bektashizmin, Brahimaj: Politika dialog si në teqe

17:41 - 20.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në prag të festimeve të 22 marsit festës së Sulltan Nevruzit ose siç njihet ndryshe si ditëlindja e imam Aliut, në kryegjyshatën botërore Bektashjane në Tiranë u mbajt simpoziumi ndërkombëtar me temë “Bektashizmi në Ballkan dhe vlerat në të ardhmen për shoqërinë njerëzore”.




Në këtë simpozium morën pjesë përfaqësues nga gjithë bota islame, nga Shqipëria, Kosova, Rajoni dhe nga vende të ndryshme evropiane e arabe.

Në këtë simpozium mori pjesë edhe kryegjyshi botëror bektashi Haxhi Dede Edmond Brahimaj, i cili tha se në realitetin e vështirë shqiptar teqetë përhapin paqe. Mes të tjerash kryegjyshi bëri një apel edhe për politikën shqiptare.

Për gezetarin Ferdinant Samarxhi, feja bektashjane ka pasur gjithmonë vlera patriotike e ka luajtur një rol kyç në tolerancën fetare në Shqipëri.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.