EKONOMI

Tatimet: Gjobat variojnë deri në 1 mln lekë për bizneset

14:02 - 20.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kundravatja në lëshimin e faturave dhe dëftesave tatimore nga tatimpaguesit ndëshkohet me gjobë. Paralajmërimi ka ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, e cila ka publikuar informacionin e nevojshëm në rubrikën “Tatimet këshillojnë”, si dhe masën e gjobës për tatimpaguesin, por edhe konsumatorin në rastin e mosmarrjes së kuponit tatimor. Kështu, sipas DPT-së, moslëshimi i faturës tatimore, dëftesës apo i faturës tatimore me TVSH dënohet me gjobë të barabartë me 100% të tatimit të padeklaruar. Ndërkohë, në rastet kur tatimpaguesit kryejnë shkelje të përsëritur, Tatimet parashikojnë edhe marrjen e masave të tjera. Më konkretisht: Ndërkohë, sipas DPT-së në rastet të mospërmbushjes së detyrimit për lëshimin e dokumenteve tatimore, tatimpaguesit i llogaritet TVSH-ja në masën që ky mall do të tregohej me pakicë për konsumatorin final.




Njëkohësish gjobiten në masën 100% të vlerës së TVSH-së të llogaritur, që i përket vlerës së shitjeve që tejkalojnë kufirin e lejuar për shitjet me kupon tatimor. Sa i takon mosmarrjes së kuponit tatimor, blerësi dënohet me 1000 lekë gjobë, nëse kapet në një distancë jo më shamë se 30 metra nga vendi i daljes së dyqanit. Kurse tatimpaguesit që pengojnë ushtrimin e kontrollit apo hetimin tatimor dënohen me gjobë prej 100 000 lekë për biznesin e vogël dhe 1 000 000 lekë për bizneset e reja. Në rastet kur organet tatimore konstatojnë fshehje të informacioneve për gjendjen ekonomike-financiare të tatimpaguesve kanë të drejtë të sekuestrojnë dokumentacionin tatimor, pajisjet kompjuterike e fiskale si dhe mjete të tjera që kanë të bëjnë me të ardhurat, shpenzimet etj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.