SPORT

Veteranët pro Panuçit: Vendimet e tij, të drejta

10:50 - 20.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Jeton Selimi – Në konferencën për shtyp para dy ndeshjeve eliminatore të “Europianit 2020”, mesfushori Migjen Basha u shpreh se atmosfera në ekip është e mirë, për Strakoshën ishte vendimi i trajnerit, teksa shtoi se Lenjani e ka marrë vetë vendimin dhe se konkurrenca i bën mirë skuadrës. Ky është edicion i ri dhe pritet shumë. “Të gjithë lojtarët e 2016-ës janë problem, pasi shumica e kanë lënë futbollin, por ndikon edhe mosha dhe ka pasur ndryshime. Atmosfera është e mirë dhe nuk ka pasur probleme me përgatitje si gjithmonë. Është ndeshja e parë dhe është me rëndësi. Ne 2016-ën fituam në Portugali dhe shkoi gjithçka mirë. Duhet një fitore patjetër, pasi është e vështirë, sepse kemi kundërshtarë të fortë, por duhet të marrim këto 3 pikë. Atmosfera është e mirë dhe Strakosha e Lenjani kanë probleme, nuk duhet të jenë në grup. Lenjani e ka marrë vetë vendimin dhe nuk duhet të ndikojë. Për Strakoshën ishte gabim dhe vendim i trajnerit. Ne duhet të jemi të përqendruar dhe të stërvitemi”.




Në konferencën për shtyp, mesfushori Ledian Memushaj është shprehur se ekipi ka shumë mungesa, megjithatë kjo nuk është justifikim, teksa duhet tentuar kalimi i grupit. Për Memushajn, Liga e Kombeve ishte për t’u harruar. “Dua ta bëj dhe me Kombëtaren dhe nuk po mendoj çfarë kam bërë me klubin. E rëndësishme është që Kombëtarja të arrijë sa më lart. Të gjithë lojtarët kanë minuta dhe është pozitive. Kemi shumë mungesa, por këto nuk duhen menduar. Duhet menduar ndeshja me Turqinë dhe duhet kaluar në ndeshje të vështira. Është pozitive që jemi me minuta. Andorrën nuk e njohim si ekip, kurse Turqia është ekip i mirë dhe ka lojtarë si Çalhanollu, që luan me Milanin. E dimë se çfarë na pret. Do merrja 2 kartonë të kuq, jo vetëm një, por që të fitojmë si në miqësore. Jam i kënaqur për Sadikun se e kam shok. Ka pasur dëmtim të vështirë dhe i dimë kualitetet e tij. Është i rëndësishëm për ne. Edhe Balaj ka bërë mirë kur ka luajtur”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.