AKTUALITET

Video/ Vritet me armë “Nardi i Bujtinave” në Shkodër, gjendet një motor i djegur

19:28 - 20.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur sot rreth orës 16:30 minuta në Grudë të Shkodrës, aty ku është qëlluar për vdekje me armë zjarri shtetasi Ferdinand Polia nga Thethi, 35-vjeç




Viktima ishte duke udhëtuar me automjet ku u qëllua disa herë nga persona ende të paidentifikuar.

Në momentin e ngjarjes viktima ka qenë i shoqëruar nga një person tjetër i cili ishte në automjet me të e që mendohet te jete punëtor i servisit te makinave ku kishte çuar automjetin e tij për riparim.

Pasi është larguar nga servisi, Polia është qëlluar me breshëri plumbash nga një person i cili është larguar me motor. Policia ka gjetur 20 gëzhoja plumbash në vendngajrje dhe një motor të djegur tek Ura e Mesit në Shkodër, i cili dyshohet se është përdorur nga autori që ka kryer vrasjen.

Polia rezulton të jetë një njeri që merrej me turizmin edhe bashkëpronari i një bujtine në zonën e Thethit me emrin “Polia”, që mund ta shihni edhe në foto. Ai njihet ndryshe edhe si ‘Nardi i Bujtinave’. Policia e Shkodrës po heton për të zbardhur shkaqet e kësaj vrasje. Paraprakisht thuhet se i riu nuk rezulton të ketë precedente penale, apo konflikte me ndonjë person. Ai njihej në zonë si një njeri i qetë që merrej me zhvillimin e turizmit në zonë, duke dhënë edhe shembulin e tij personal përmes bujtinës “Polia”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.