AKTUALITET

Aksident në Berat, makina përfundon në stadium

10:01 - 21.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një tjetër aksident është regjistruar në orën 2 të natës në qytetin e Beratit, ku një mjet tip “Range Rover” ka përfunduar në stadiumin e Tomorit.




Mësohet se automjeti ka qenë me një shpejtësi të lartë, e për pasojë ka kaluar nga rreth rrotullimi duke u përplasur me stadiumin.

Për fat të mirë, aksidenti nuk ka pasur pasoja në njerëz. Drejtuesi i mjetit ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë që mëngjesin e sotëm janë shënuar edhe dy aksidente të rënda, një në Burrel ku mbeti i vdekur një 40-vjeçar, si dhe një në Tepelenë, ku një autobus u përplas me një makinë e si pasojë mbetën të plagosur 8 persona.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.