AKTUALITET

Dita Botërore e Sindromës Down, Meta u bën thirrje institucioneve dhe shoqërisë

09:43 - 21.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot Ditën Botërore të Sindromës Down, e madje u ka bërë një thirrje të forte institucioneve dhe shoqërisë.




Përmes një postimi në Facebook, Meta apelon për “solidaritet, dashuri dhe ndihmë të pakufishme në përkrahje të tyre, për t’i ndihmuar fuqimisht për të zhvilluar potencialet drejt një jete të pavarur e të mirëintegruar”.

“Emocione të forta ndjej gjithmonë nga dashuria e pastër që dinë të falin fëmijët e mrekullueshëm të prekur nga sindroma down”, ka deklaruar Presidenti Meta.

Mesazhi i Presidentit:

Emocione të forta ndjej gjithmonë nga dashuria e pastër që dinë të falin fëmijët e mrekullueshëm të prekur nga sindroma down. Përherë mbresëlënëse do të mbeten edhe takimet me ta, kur më kanë njohur me pasionet por edhe me talentet e jashtëzakonshme të tyre. Ndenja që jam i bindur, se i kemi përjetuar të gjithë.

Ndaj sot, në Ditën Botërore të Sindromës Down, një thirrje të fortë u bëj të gjithë institucioneve dhe shoqërisë, për solidaritet, dashuri dhe ndihmë të pakufijshme në përkrahje të tyre, për t’i ndihmuar fuqimisht për të zhvilluar potencialet drejt një jete të pavarur e të mirëintegruar. Mirënjohje e falënderim të veçantë kam sot edhe për prindërit, por edhe edukatorët e aktivistët që kujdesen me përkushtimin ndaj këtyre fëmijëve, për këtë mision që fisnikëron jo vetëm ata, por të gjithë shoqërinë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.