AKTUALITET

Video/ “Ishte me porosi nga lart”. Përlyhet me bojë Ralf Gjoni

09:45 - 21.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i ri  i Kuvendit, Ralf Gjoni, i cili po nxitonte për t’u betuar në Kuvend.




Një  protestues i ka zënë pritë tek hyrja e pallatit dhe esa e ka parë, ka “shkrehur” drejt tij një shiringë plotë me bojë, duke i fëlliqur kostumin e ri të veshur për ceremoninë e rastit.

Me sa duket, boja ka qënë ca e rëndë në përbërje, sepse Gjoni është hidhëruar shumë kur ka parë që njollat në lëkurë fshiheshin me zor. Gjithsesi, edhe pse nuk e kishte njohur sulmuesin, ai shprehu bindjen se djaloshi që e përleu në atë farë feje “ishte me porosi nga lart”.

Para Kuvendit ai u prononucau per mediat

Deputeti i ri i LSI i cili pritet të bëjë betimin sot në seancën plenare foli për incidentin e ndodhur pak minuta më parë pranë banesës së tij, ku u sulmua me bojë. Gjoni tha se sulmi ndodhi sapo zbriti nga banesa për të ardhur në Kuvend.

“Një djalë po priste të kafja, cohet më afrohet dhe me hedh bojë me shiringë, më frikësoi në fillim se ishte e papritur” tha Gjoni ndërsa e konsideroi aktin, një sjellje rrugacërie.

“ Sjellje rrugacërie rrugësh, ta dinë se jam këtu dhe nuk frikësohem nga asnjë lloj destabilizimi. Nuk kam ardhur këtu për të marrë një rrogë të qelbur shtetit. Mund ta merrni me mend më mirë, se kush e ka bërë, kam ardh për të bërë betimin dhe jo lajm të përfaqësoj gjithë ata shqiptarë që sot ndihen të papërfaqësuaur. Nuk do lejoj që emri im të përdoret në interes të disa rrugecërve. “ deklaroi Gjoni para seancës plenare ku pritet të bëjë sot betimin si deputet.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.