AKTUALITET

Protestuesit largohen nga Kuvendi, protesta zhvendoset tek Policia e Tiranës

13:31 - 21.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka nisur seanca parlamentare e ditës së sotme, ku në rend të ditës është edhe betimi i deputetëve të rinj që pranuan mandatin.




Me nisjen e seancës së Kuvendit ka nisur edhe protesta e opozitës jashtë godinës së Parlamentit.

Dëgjohen thirrje kundër qeverisë, teksa protestuesit mbajnë pankarta në duar dhe flamuj kombëtar.

Ndërkohë që janë shënuar edhe incidentet e para. Pasi protestuesit janë përplasur me policinë, si edhe kanë hedhur shashka para Kuvendit.

“Rama ik”, dëgjohen thirrjet e tyre, teksa kanë tentuar të çajnë edhe kordonin e policisë.

Në protestë marrin pjesë edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ish-kryeministri Sali Berisha.

13:30- Protestuesit po largohen nga Kuvendi, mësohet se ata po zhvendosen drejt Policisë së Tiranës.

12:25- Veprimi i radhës i protestuesve është të ulen këmbëkryq para Kuvendit, në formë qëndrese për të vijuar protestën e tyre. Mes protestuesve është ulur edhe kreu i PD-së-së së Fierit, Luan Baçi i ndaluar nga policia bashkë me të birin në protestën e 16 Marsit. “Rama ik”, dëgjohen protestuesit gjatë demostratës përballë Kuvendit, ndërsa bashkë me ta janë ulur edhe ish-deputetët e PD dhe LSI.

12:00- Teksa kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi po fliste përpara protestuesve një grup prej tyre kanë tentuar sërish të çajnë kordonin e policisë. Ata kanë hedhur kapsolla dhe tymues në drejtim të policisë të vendosur para Parlamentit. Policia u ka bërë thirrje me megafon për të ruajtur qetësinë dhe për të shmangur episode të dhunës në protestë.

“Të nderuar protestues dhe organizatorë, kujdes nga personat maska që provokojnë policinë. Largoni personat me maska pasi janë në shkelje të ligjit për tubimet. Ata do të mbajnë përgjegjësi sipas ligjit”, është apeli i policisë për protestuesit.

Ndërkohë që behet e ditur se dy policë kanë mbetur të plagosur, si pasojë e shashkave të hedhura.

11:30-Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu është shprehur se protesta e qytetareve do të vazhdojë, ndërsa ka shtuar se ka ardhur koha që të hyjnë në Parlament dhe t’i nxjerrin zvarrë të gjithë ata që e kanë vjedhur këtë popull sipas tij. “Ka ardhur koha të hyjmë aty brenda dhe ti kapim dhe t’i nxjerrim zvarrë të gjitha ata që i kanë vjedhur paratë këtij populli. Dialog me banda nuk bëjmë, siç SHBA nuk bën dialog me terroristë, as ne nuk bëjmë me bandat”.

11:05- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka tha se kriza politike do marrë fund me largimin e Ramës si Kryeministër. Nga protesta, ai tha për gazetarët se fundi i Ramës është vetëm një dhe kryeministri po zgjat agoninë e tij.

11:00-Policia po vijon t’i bëjë apel protestuesve që të heqin dorë nga dhuna, pasi në të kundërt do të ndërhyhet forcërisht nga forcat e rendit.

10:50- Përplasje mes protestuesve dhe policisë. Situata përpara Parlamentit është tensionuar ndërsa protestuesit kanë tentuar të çanë kordonin e parë të policisë.

Ndërkohë që për shkak të axhendës jashtë vendin, kryedemokrati Lulzim Basha nuk është prezentë.

“Ne luftojmë për një kauzë të drejtë, për një qeveri të çliruar nga krimi dhe zgjedhje të lira. Klika e krimit e bërë njësh me qeverinë do të shembet nga themelet! #ShqiperiaSieuropa”, ka shkruar Basha në Facebook, teksa ka shpërndarë videon e protestës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.