BLUETOOTH

Malaj, si veshka mes dhjamit. Xhafa e Malaj diskutojnë kohërat e vjetra

16:00 - 21.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Malaj, si veshka mes dhjamit. Xhafa e Malaj diskutojnë kohërat e vjetra




Malaj, si veshka mes dhjamit
Më në fund kthehet dora e vjetër. Arben Malaj, diçka po u thotë dy grave të vjetra të PS, të hershme, që nga lindja e kësaj partie: bëhet fjalë për Ermelinda Meksin dhe Arta Daden. Që grupi i vjetër në PS është më konservativ sesa të rinjtë që kanë hyrë në parti, kjo është kuptuar qartazi me kohë, por që të kenë këta të fundit ndonjë muhabet se diçka nuk shkon mirë në punët e parlamentit, kjo mund të ketë më shumë vend gjatë kësaj seance. Sepse Berisha nuk ka lënë deputet socialist pa përfolur gjatë seancës, madje ironive të tij nuk iu shmang dot as Arta Dade. Ndoshta të tre po diskutojnë strategjinë për ti kthyer përgjigje Berishës.

Xhafa e Malaj diskutojnë kohërat e vjetra
Fatmir Xhafa dhe Arben Malaj, si dy deputetë nga Vlora, kanë shumë për të diskutuar edhe në sallën e Kuvendit. Në fakt, sipas fushave, pak kanë çti thonë njëri tjetrit. Sepse njëri merret vetëm me ligjet, ndërsa tjetri vetëm me financën. Por kur vjen puna për diskutimin e buxhetit në Kuvend, të dy kanë punë shumë të rëndësishme për të bërë. Dhe sic duket nga kjo foto, janë duke diskutuar nga afër për efektet e buxhetit në gjysor dhe të financat. Por ndërkaq, nuk është vetëm kjo. Bashkë mund të kujtojnë edhe kohërat e vjetra.

Ky shkrim u botua më 28 Nëntor 2010


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.