POLITIKË

Myslim Murrizi flet në seancë: Kërkesa ime që bëri Bashën të belbëzonte. Ja halli i tij

12:24 - 21.03.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Muslym Murrizi ka folur ditën e sotme në seancën plenare. Deputeti i Partisë Demokratike tha se ditën e sotme ishte me protestuesit që gjenden jashtë ambjenteve të Kuvendit. Në fjalën e tij, Murrizi u shpreh se duhet prishur i gjithë sistemi politik.




“Kryetari i grupit Parlamentar Taulant Balla foli për Kodin Zgjedhor. Për mua duhet prishur sistemi politik që në prill 2008, largoi të zgjedhurit nga zgjedhjet. Atje jashtë në protestë flasin në emër të popullit. Këtu brenda flasim në emër të popullit. Pse i fshihemi me kaq frikë popullit. Tre palë zgjedhje që i fshihemi votës së këtij populli. Hyjmë në lista si struci dhe rrisim servilizmin, edhe kur jemi në pushtet, jemi në opozitë”, tha Murrizi.Murrizi komentoi edhe protestën që po zhvillohet paralelisht me seancën plenare, jashtë ambjenteve të Kuvendit.‘Para kuvendit ka protestues dhe jam me ta sot, po protestoj me ta. Në këtë sallë ata që vijnë nuk meritojnë  votat e shqiptarëve. Për mua duhet të prishet sistemi politik.

Atje flasin në emër të popullit, këtu thonë se flasin në emër të popullit, po asgjë nuk bëhet. Ka 3 palë zgjedhje që i fshihemi votës së këtij populli. Mos ndërroni qarqet dhe trastat. I mashtroni këto 4 vite në një qark dhe shkoni në qark tjetër dhe i mashtorni edhe ata.  Ju që jeni sot në maxhorancë, ai ju ka vënë në rresht për të pranuar ministra që nuk kanë qenë në këtë sallë, sepse ju tremb me emrin në listë, je i tretë të coj i 13-ti dhe vijnë këtu njerëz që s’kanë asnjë përgjegjësi politike. Një vit e gjysmë kam kërkuar nga kryetari c’bënte me Reformën Zgjedhore, po belbëzonte në tavolinë, sepse ka hall se nuk dalin deputetë një grusht servilësh që jargaviten si kërminj para paradhomës së kryetarëve të partive. ” -tha ndër të tjera Murrizi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.