SPORT

Napoli ul çmimin, Hysaj ikën për 35 mln euro

13:36 - 21.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fill pas largimit të promotorit të tij më të madh Mauricio Sarri, pozicioni i Hysaj tek Napoli nuk ka qenë asnjë herë i qëndrueshëm. Në çdo merkato flitet për largimin e tij, por këtë herë diskutimi është ndryshe pasi shkodrani nuk mund të bashkohet dot me Sarrin pasi FIFA i ka bllokuar merkaton klubit londinez.




Pavarësisht këtij detaji e përditshmja torineze “Tuttosport” shkruan se Napoli është i gatshëm të dëgjojë ofertat për shkodranin, për më tepër janë të gatshëm të heqin dorë nga klauzola e largimit: “Pozicioni i Hysajt mbetet gjithmonë për t’u deshifruar, meqë nuk është profili i mbrojtësit të krahut tek i cili Ançeloti do të kishte besim. Ka një klauzolë largimi prej 50 milionë eurosh, por Napoli do të pranonte edhe një ofertë prej 35 milionë eurosh, për atë që është futbollisti shqiptar me vlerën e kartonit më të lartë në histori”, shkruan e përditshmja italiane. “Tuttosport” shkon edhe më tej duke saktësuar se Napoli po mendon të gjejë zëvendësuesin e tij, Manuel Laxari i Spal (20 milion euro) dhe Valentino Laxaro i Salcburg. As Hysaj nuk ndihet shumë i lumtur tek Napoli këtë periudhë, pavarësisht se është në 100% të formës së tij jo gjithmonë preferohet si titullar, në këto kushte as Hysaj nuk ka ndërmend të qëndrojë, fundja ofertat për të nuk mungojnë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.