Sociale

Ogerta Manastirliu: Të zbatohet rreptësisht regjimi i ri në spitale

10:07 - 21.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Jemi të vendosur të zbatojmë regjimin e ri në spitale për orarin e vizitave të familjarëve në pavione dhe ky ndryshim nis e para nga vetë mjekët”. Deklarata u bë nga ministrja Manastirliu gjatë vizitës në spitalin rajonal të Shkodrës. Ministrja e Shëndetësisë kërkoi angazhimin e drejtorëve të spitaleve dhe shefave të pavioneve për të zbatuar këtë regjim. Gjatë bisedës me mjekët, Ministrja Manastirliu deklaroi nga Shkodra se po punohet në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, që, kanosja e profesionistëve të mjekësisë për shkak të detyrës të përfshihet specifikisht në kodin penal, me ashpërsim të masave për ata që dhunojnë bluzat e bardha. “Ne jemi duke ndërmarrë me Ministrinë e Drejtësisë prej 2 muajsh nismën për ndryshimet në Kodin Penal.




Kemi rënë në një draft të kodit penal lidhur me dy ndryshime të rëndësishme. E para për sa i përket mjekimit të pakujdesshëm, duke u marrë dhe duke u vlerësuar praktika ndërkombëtare për gabimet mjekësore dhe neglizhencën në mjekim dhe elementi i dytë është vendosja në kodin penal të kanosjes për shkak të detyrës kundër profesionistëve të shëndetit, si një vepër penale e cila duhet të dënohet me burg”, deklaroi Manastirliu. Gjatë vizitës në spitalin e Shkodrës, Manastirliu tha se do të vijojnë investimet në këtë spital, i cili është mbështetur me 1.8 milionë euro gjatë 4 viteve të fundit për aparatura mjekësore moderne, si angiograf, rezonancë magnetike, etj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.