AKTUALITET

Prostitucion e trafik droge, e shkuara e errët në Itali e “Nardit të Bujtinave” që u vra në Shkodër

18:27 - 21.03.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ferdinand Polia, biznesmeni i cili u ekzekutua me 20 plumba një ditë më parë në Shkodër ka një të kaluar të errët në shtetin fqinj, Itali. Përfshirja e Polias, 35-vjeçarit të njohur ndryshe edhe si “Nardi i Bujtinave” në disa aktivitete kriminale në Itali ku ka qëndruar si emrigrant mund të jetë një nga shkaqet e ekzekutimit të tij.Mediet italiane shkruanin në vitin 2010 për arrestimin e Ferdinard Polias, në atë kohë 24 vjeç si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal prej 8 anëtarësh, ku ishin pjesë edhe dy shqiptarë të tjerë: Artan Gega dhe Elvis Guri. Hetimet italiane zbuluan se grupi ku bënte pjesë Polia, ishte i përfshirë në trafik kokaine dhe shfrytëzim prostitucioni në lokalet e natës në zonën e Trevisos. Sipas “Venetouno” përfitimet nga ky aktivitet kriminal kapnin vlerën e 800 mijë eurove.




Biznesmeni nga Shkodra u gjykua dhe u dënua nga Gjykata Italiane me 4 vite burg, por gjatë procesit gjyqësor autoritetet italiane zbuluan se Ferdinand Polia ishte i përfshirë në dy vjedhje të dhunshme të ndodhura në vitin 2008. Në njërën prej tyre, Polia ka dalë i plagosur pasi është përleshur me tre marokenë që ishin pronarë të shtëpisë ku ishte futur për të vjedhur. Pas mbylljes së ‘llogarive’ me drejtësinë italiane, Polia u rikthye në Shqipëri ku hapi bujtinën në Theth dhe u angazhua si administrator i Zonave të Mbrojtura në Parkun Kombëtar të Thethit. Ferdinand Polia u ekzetua pasditen e 20 marsit me 20 plumba në fshatin Grudë në Shkodër. Dosja.al mëson se autorët kanë përdorur një armë të tipit automatik të shkurtër me silencioz.

I njohur edhe si “Nardi i Bujtinave”, biznesmeni po kthehej nga servisi ku kishte dërguar për të riparuar makinën e tij, tip furistradë, së bashku me punonjësin e servisit Xhovan Mirashin, në momentin që iu bë atentati ku mbeti i vdekur në vend. Burimet tregojnë se Mirashi është shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje dhe se ishte pasagjer në automjetin e Polias dhe ndodhej aty për të provuar mjetin. Më tej Mirashi, i cili nuk pësoi asnjë lloj dëmi nga plumbat, tregon se autori është afruar qetësisht, ka qëlluar biznesmenin dhe më pas është larguar. Ndërkohë që në zonën e njohur si “Ura e Mesit”, u gjet i djegur një motor që dyshohet se i përkiste autorëve.Ndërkohë sot familja Polia ka hapur dyert e zisë dhe mësohet se bashkëshortja e biznesmenit është shtatzënë, në pritje të fëmijës së tyre të dytë. Kolegët e Polias në Administratën e Zonave të Mbrojtura kanë shprehur pikëllimin për humbjen e biznesmenit dhe kujtojnë momentet e fundit që kanë kaluar së bashku.

Polia është edhe vëllai i ish-banorit të Big Brother, Pavlin Polias, i cili u bë i njohur për publikun në viitn 2009, ku hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.  “Nardi i Bujtinave” njihej si një person majft social në Shkodër. Disa muaj më parë, kur dëbora bllokoi Thethin, Polia ishte një nga banorët e Thethit që kërkonte publikisht investime për zonën. Ai apelonte që të ndërhynte shteti për të larguar dëborën, ndërsa dje është vrarë në rrethana mafioze në mes të fshatit Grudë në Shkodër.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.