AKTUALITET

Seanca/ Opozita sërish në protestë. Policia përcakton “vijën e kuqe” që s’duhet kaluar

08:44 - 21.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndërkohë që Kuvendi do të mblidhet sot për seancën e radhës parlamentare, opozita ka paralajmëruar serish protestë.




Partia Demokratike dhe aleatët e saj kanë njoftuar strukturat të jenë përpara Parlamentit në orën 09:30, përpara se deputetët të hyjnë në sallë.

Për të ruajtur rendin dhe mbrojtjen e godinës së Kuvendit të Shqipërisë, Policia e Shtetit prej 24 orësh ka kaluar në gjendje gatishmërie dhe ka hartuar një plan të detajuar masash duke angazhuar më shumë se 1200 efektive të policisë si edhe të punonjës të Gardës së Republikës.

Në vijën e parë do të qëndrojnë forcat e rendit dhe të njësisë “Shqiponja”, ndërsa ato të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA do të jenë të dislokuara në pjesën e anësore të Parlamentit.

Forca të shumta të policisë do të jenë të dislokuara edhe në pjesën anësore nga krahu i “Pedonales” nga ku do të bëhet edhe hyrja e deputetëve.

Gardhi me kangjella i dëmtuar në protestën e 16 marsit është forcuar me hekura dhe beton, ndërkohë që një tjetër kordon hekuri do të përcaktojë ‘vijën e kuqe’ që s’duhet kaluar nga protestuesit.

Por, ajo që ende nuk nuk është konfirmuar është prezenca e kryedemokratit Lulzim Basha, i cili ka udhëtuar ditën e djeshme drejt Brukselit, ndërsa në një postim në rrjetet sociale njoftoi se kishte takuar dhe kryetaren e re të CDU-së Annegret Kramp-Karrenbauer, e cila është pasuesja e Merkel.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.