Kryesore

Spartak Ngjela: Pritet qeveria teknike drejtuar nga ndërkombëtarët

16:22 - 21.03.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në Ditarin e orës 13:00 në A2 CNN, u shpreh se mazhoranca i është bindur politikës së lartë amerikane dhe gjermane.




“Njëra nga palët u dorëzua dhe e pranoi reformën, ndërsa pala tjetër mendon zgjodhi një rrugë tjetër. Politika ndërkombëtare po i fut zëvendësuesit. Ata kanë thënë që në fillim se do të merren me zëvendësuesit. Ky është një informacion i saktë. Ata janë shprehur se duan numrin. Por mazhoranca do të tolerojë. Pritet një qeveri teknike, drejtuar nga ndërkombëtarët që do të drejtojë reformën në mënyrë profesionale. Qeveria teknike do të jetë çështje kohe”, tha Ngjela.

Teksa komentoi djegien e mandateve nga ana e opozitës, Spartak Ngjela u shpreh se vlerësoi atë si frymë antipopullit. “Neni 70 i kushtetutës, thotë se deputeti përfaqëson popullin. Është folje dhe tregon veprim. Nuk lidhet me asnjë mandat tjetër detyrues. Opozita është në rrugë të gabuar. Këta duhet të gjejnë avokat dhe jo protesta. Duhet të përgatiten të ulin koston e dëmit. Dëmi është i provuar. Mazhoranca nuk u tërhoq edhe pse rrezikon. Nuk ka rrugë tjetër, është vetëm rruga gjyqësore. Asgjë tjetër nuk i shpëton. Kjo gjë ndodhi edhe me gjyqtarët. Politikanët e dinë se si do të shkojë kontrolli i problemit të tyre”, tha Spartak Ngjela.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Gazetarja,cuditerisht,na qenka perqendruar tek veshtrimi qe i ben beqarit plak (pune per te ),por nuk po kupton asgje,se cfare po flet,ai.Thote se nderkombetaret po mbeshtesin maxhorancen dhe se opozita ,qenka ne rruge te gabuar dhe asgje nuk i shpeton.Pastaj vijon ,se nderkombetaret po fusin zevendesuesit,ky informacion eshte i sakte,Pastaj e dredh;Por maxhoranca do te toleroje,prandaj do kemi qeveri teknike.O milet,degjoni e mbani vesh,se c’rremuje ka ky ,ne mendjen e vet.Dhe vijojne ta ftojne neper televizione,e bejne per gallate,apo nuk i shkon njeri ttjeter,dhe gjejne dezhurnin e gatshem,Ngjela,per te brockullitur,njelloj,si ne mullinjte e dikurshem.

    Përgjigju ↓