AKTUALITET

Video/ Minibusi përplaset me një makinë, ndërron jetë 18-vjeçarja

14:21 - 21.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Tepelenë – Krahës. Një minibus i linjës Sarandë-Elbasan është përplasur me një makinë tip “Volswagen”, e për pasoje 9 persona mbetën të plagosur.




Në mjetin tip “Volkswagen” udhëtonte një çift te rinjsh nga fshati Toç i Tepelenës, Shqiponja Xhaferri, 18 vjeçe dhe i fejuari i saj, Sokol Brahimi 26 vjeç.

Në gjendje të rendë drejt spitalit të Traumës u dërguan 18-vjeçarja dhe një prej pasagjerëve në minibus, Syrja Ibrahimi 54 vjeç.

Por, fatkeqësisht 18-vjeçarja, Shqiponja Xhaferri, nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital.

Personat e tjerë të plagosur po marrin mjekimin në spitalin e Gjirokastrës.

Nga përplasja Minibusi dhe mjeti “Volkswagen” kanë dalë nga rruga. Policia e Tepelenës po punon për zbardhjen e shkaqeve të  aksidentit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.