Sociale

Analizat e ADN-së falas, Manastirliu: Të zbulohen në kohë diagnozat prenatale

11:13 - 22.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Analiza e ADN dhe një seri analizash për zbulimin e diagnozave para-lindjes, tashmë do të ofrohen falas në strukturat publike. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në Ditën Ndërkombëtare të Sindromës Down, ka ndarë lajmin për rijetësimin e Laboratorit të Diagnozës Molekulare, me një investim prej 12 milion lekësh nga buxheti i shtetit, në aparatura të fjalës së fundit të teknologjisë. “Rijetësimi i laboratorit të Diagnozës Molekulare në Maternitetin ‘Mbretëresha Geraldine’, bën të mundur realizimin e disa analizave shumë të rëndësishme për sa i përket diagnozave prenatale, siç janë analiza e AND-së dhe një seri analizash të tjera për diagnozat prenatale që do të kryhen në sajë të këtij investimi” tha Manastirliu.




Aparaturat e instaluara në këtë laborator, do të ofrojnë 4-fishin e analizave të diagnozës prenatale. Manastirliu deklaroi se përveç këtij investimi, janë shtuar analiza të reja edhe në laboratorin e gjenetikës në QSUT, siç është ekzaminimi i kariotipit, duke filluar nga janari i këtij viti, të cilat ndihmojnë në dhënien e shërbimeve që nuk ofroheshin më parë, për identifikimin e diagnozave gjenetike.

“Mbështesim sa më shumë zhvillimin dhe mirërritjen e fëmijëve, por edhe të familjeve, duke ofruar këto analiza -të cilat deri dje paguheshin- sot janë falas, nëpërmjet sistemit të referimit dhe protokolleve të miratuar në sistemin publik”, u shpreh Manastirliu.

Me një investim prej 12 milionë lekësh nga buxheti i shtetit në aparatura dhe në kite-reagentë, laboratori i gjenetikës në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” është i vetmi laborator publik që do të kryejë analizat e diagnozës prenatale: Trisomia 21, ose siç njihet ndryshe Sindroma Down; Fibroza cistike; Talasemite major; Kryerja e ADN apo patologji të tjera që do të diagnostikohen që në barkun e nënës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.