EKONOMI

Denaj: Më pak kontrolle fizike dhe dokumentare

11:02 - 22.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj drejtoi takimin e parë të Komiteti Kombëtar të Lehtësimit të Tregtisë për vitin 2019 me aktorët institucionalë dhe përfaqësuesit e bizneseve ku u diskutua mbi potencialet e lehtësimit të tregtisë për operatorët në vend. Denaj u shpreh se roli i Komitetit për këtë vit është i një rëndësie të veçantë, pasi prej janarit Ministria e Financave dhe Ekonomisë drejton Marrëveshjen për Tregtinë e Lirë në Evropën Qendrore (CEFTA). Ministrja Denaj vuri theksin te përfitimet që bizneset kanë nga programi i Operatorëve Ekonomikë të Autorizuar dhe mundësitë që krijohen për aksesin e mëtejshëm të tregjeve rajonale dhe europiane për këto sipërmarrje. “Është një program i menduar mbi të gjitha për biznesin! Për vetë statusin që marrin, operatorët kanë: një trajtim më të favorshëm për vlerësimin dhe kontrollin e riskut; më pak kontrolle fizike dhe dokumentare; njoftim paraprak në rast kontrolli fizik; trajtim prioritar për kontroll, lehtësi në zgjedhjen e vendit të kontrollit; avantazhe logjistike, mundësi të planifikimit të transportit duke minimizuar vonesat dhe reduktuar kostot e më gjerë”. – tha Denaj. Ndërsa në lidhje me kuadrin e hartimit të një Strategjie Rajonale të Menaxhimit të Riskut janë identifikuar tashmë 12 profile rajonale të riskut me synim pasjen e dokumenti politikash brenda vitit 2019.”Dëshiroj të falënderoj Bankën Botërore dhe t’ju bëj me dije se ajo ka ofruar suportin e saj për dizajnin dhe instalimin e një Arkitekture Teknike dhe Funksionale për Single Window, duke na ndihmuar të kemi modele të procesimit të biznesit dhe pika të përbashkëta doganore jo vetëm me Kosovën, por edhe me Maqedoninë”-tha ministrja. Më tej, Ministrja ftoi të gjitha palët në Komitet për një përfshirje më të gjerë dhe një nivel më të lartë bashkëpunimi, në këtë platformë të përbashkët për politikat e zhvillimit të tregtisë.




Strategjia
Për përmirësimin e klimës së biznesit Ministria e Financave dhe Ekonomisë, së bashku me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, janë angazhuar në zbatimin e njohjes reciproke të dokumenteve kufitare dhe programeve të operatorëve ekonomikë të autorizuar sipas Protokollit Shtesë 5. Gjithashtu Shqipëria do të drejtojë negociatat për Protokollin Shtesë 7 mbi Zgjidhjet e Mosmarrëveshjeve në fushën e Tregtisë në CEFTA, tashmë një domosdoshmëri për rajonin. Qeveria shqiptare i është përkushtuar lehtësimit të tregtisë përmes shkëmbimit të informacionit mes autoriteteve doganore, element që shkurton procedurat dhe kohën për operatorët në pika doganore, rrit konkurrueshmërinë e operatorëve shqiptarë dhe sigurisht përmi-rëson shërbimin e ofruar nga Drejtoria e Doganave. “Në CEFTA, synojmë po ashtu, nisjen dhe nxitjen e mëtejshme të bisedimeve të ndërsjella mes vendeve për çështjet e mbikëqyrjes së tregut dhe ndihmës shtetërore në rajon, e cila shpeshherë është përmendur dhe sjellë në vëmendje nga bizneset shqiptare. Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe unë si Ministre, do të vazhdojmë përpjekjet për promovimin e dialogut publik-privat në CEFTA dhe në vend. Shqetësimet e biznesit duhet të adresohen përmes kanaleve të duhura dhe Qeveria po bën maksimumin për ofrimin e këtyre kanaleve të qëndrueshme dhe të besueshme për biznesin”-th Denaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.