AKTUALITET

Foto & video nga vendi i ngjarjes/ Vrasja e avokatit Ravik Gurra, dalin detajet e para

20:17 - 22.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është qëlluar me pistoletë. Avokati ka qenë i shoqëruar me dy të tjerë në tavolinë. Autori që e ka qëlluar është larguar me një mjet që dyshohet se po digjet tani në dalje te qytetit Elbasan.




Mësohet se ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit dhe viktima është Ravik Gurra, me profesion avokat.

Informacioni i policisë
Rreth orës 19:35, në një lokal në Elbasan, nga persona ende të paidentifikuar është vrarë me armë zjarri shtetasi R.G., 50 vjeç, banues në Elbasan.

Sherbimet e Policisë kane ngritur pika kontrolli në të gjitha rrugët në hyrje e dalje si dhe po krehin zonen ku dyshohet se janë larguar autorët.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po grumbullon e fikson çdo provë që do shërbejë për zbardhjen e ngjarjes.

Një grup ekspertësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policisë e Shtetit është nisur menjëherë në ndihmë të grupit hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e shpejtë të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.