BLUETOOTH

Goni Sago: Më krahasojnë me Ertugrulin, ja e veçanta e personazhit tim te “Black Paradise”

13:00 - 22.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Egla Xhemali – Ai njihet më së shumti sibiznesmen, megjith atë kohët e fundit e ka marrë seriozisht debutimin si aktor. Një rol i përmbyllur me sukses te “Dashuria s’mjafton”, ku ishte nën petkun e një personazhi që vriste dhe grabiste njëkohësisht. Gjithçka ka ardhur spontanosht për Goni Sagon, të cilit së fundmi i është ofruar të bëhet pjesë e një filmi që mezi po pritet. “Black Paradise” nën regjinë e regjisorit të njohur të Hollywood-it Randall Paul i ka besuar Sagos një rol mjaft të rëndësishëm në këtë projekt gjigant. Për “Gazeta shqiptare” aktori tregon për projektin e ri, për skenat më të vështira që i është dashur të realizoj, batutat, momentet kur njerëzit e ngatërrojnë me aktor të huaj dhe këngëtarë dhe të fshehtat e djalit përtej aktrimit. Për familjen Sago nuk do kursente kurrë. Ndër të tjera ai na tregon se si i ka ndihmuar njerëzit është zhgënjyer prej tyre megjithatë veprat e mira thotë aktori i sheh Zoti.




Si erdhi filmi tek ty?
Ka ardhur spontanisht gjithçka. Miqtë e përbashkët na njohën, kështu u bëmë miq të mirë me Drilonin dhe duke më njohur tha se kishte një personazh që do të më shkonte. E provuam, dukej mirë, kështu që pranova. Personazhi që ke pasur tek “Dashuria s’mjafton” ka qenë grabitës dhe vrasës.
Sa impenjim donin këto skena?
Impenjim maksimal, sepse kur nuk je i tillë në jetë, e ke të vështirë të futesh në karakter. Megjithatë puna intensive t’i thjeshtëson gjërat. Them se kam arritur ta realizoj më së miri karakterin. Në këto raste patjetër duhen dëgjuar dhe sadisfaksionet që ka marrë publiku.
Tanimë vjen me një rol të rëndësishëm tek “Black Paradise”. Si ndihesh që të është besuar?
Fillimisht i surprizuar. Tani ndihem i kënaqur dhe i arrirë disi me veten. Fakti që mu besua do të thotë se kanë parë diçka të veçantë tek unë, ndaj më kanë bërë pjesë. Unë do bëj më të mirën time për rolin që më është besuar.
Mund të na zbulosh diçka më shumë rreth këtij roli?
Roli është i veçantë, ndryshe nga roli tek “Dashuria s’mjafton”. Është një rol pak më me peshë madje më kanë krahasuar edhe me personazhin e “Ertugrul”. Tani padyshim do kemi edhe më shumë shikues të interesuar për filmin. (qesh)

Skena që mezi e ke realizuar?
Mund të them që janë skenat me veshje lufte, paruke dhe me armë. Janë goxha të vështira për t’u realizuar dhe për t’u dukur sa më reale. Përtej shkëlqimit në ekran gjatë xhirimeve ka shumë punë. Gjithsesi rezultatet e mira arrihen vetëm përmes përkushtimit dhe punës në grup.
Kur xhirohet një film, si arrini t’i kapërceni batutat mes aktorëve?
Skenari na ndihmon shumë. Pastaj edhe provat, dublat janë një ndihmë e madhe për të ndërtuar një dialog sa më praktik. Situata humori natyrisht që ka. I kapërcejmë duke u treguar seriozë. Përtej aktrimit je dhe biznesmen i suksesshëm.

Çfarë formule ke ndjekur për të realizuar objektivat e tua?
Korrektësia dhe serioziteti janë një formulë e suksesshme për të shkëlqyer, jo vetëm në biznes. Nuk ngelet pas edhe komunikimi. Gjithçka rrotullohet tek oratoria. Nëse je i zoti me fjalët, atëherë ke realizuar gjysmën e punës. Aftësia e të komunikuarit mirë nuk të lë kurrë në baltë.

Momenti kur të ngatërrojnë me ndonjë aktor të huaj. Si reagon?
Qesh. Më ndodh shpesh të më ngatërrojnë edhe me aktore edhe me këngëtarë. Unë qesh dhe ju them se nuk jam unë.

Për çfarë nuk do kurseje kurrë?
Për familjen, natyrisht. Për ata nuk do te kurseja kurrë dhe nuk do të diskutoja asgjë. As për veten në fakt. Një jetë kemi, asgjë nuk do të marrim me vete.

Gjëja më e çmendur që ke bërë për të cilën nuk do pendoheshe?
Kam dhënë dhe bërë shumë për të tjerët, deri aty sa kam shkuar në ekstrem. Jam zhgënjyer, ama jo penduar, sepse po nuk ta diti njeriu, ta di Zoti.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.