Kryesore

‘Meta dhe Berisha kundër bashkimit me Kosovën’, reagon Presidenca

00:34 - 22.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas deklaratave të Baton Haxhiut në Opinion se situata politike në vend është produkt i dy njerëzve, Sali Berishës dhe Ilir Metës dhe se një bashkim i Kosovës me Shqipërinë e favorizon kryeminitrin Rama, ka reaguar edhe Presidenca nëpërmjet zëdhënësit Tedi Blushit, i cili ka theksuar se qëndrimet e Presidentit Meta kanë qenë të qarta.




“Shpifjet e zëdhënësit të Stanishiçit sot kundër Presidentit Meta si shkaktar i pengimit të bashkimit të Kosovës me Shqipërinë dhe nxitës i krizës së brendshme në Shqipëri janë të qëllimshme e të pashpresa për ata që duan të kthejnë rajonin tonë në kohët e errëta të urrejtjes ndëretnike dhe duke damkosur shqiptarët si faktor krize e destabiliteti. Qëndrimet e Presidentit Meta kanë qenë të qarta në interes të stabilitetit rajonal dhe interesit kombëtar të shqiptarëve”, shkruan Blushi.

Deklarata e Baton Haxhiut në Opinion

“Ilir Meta dhe Berisha naracionin kundër kryeministrit e kanë lidhur me ndryshimin e kufijve të Kosovës. Kjo klime politike është produkt i dy njerëzve, Sali Berishës dhe Ilir Metës. Këta kanë frike se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë do faktorizojë Ramën ndaj për këtë arsye shkaktuan krizën e brendshme”, tha Haxhiu.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.