AKTUALITET

Përgjimi/ Salianji publikon bisedën mes Fredi Alizotit dhe drejtorit të Policisë Fier

14:21 - 22.03.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i akuzuar për “kallëzim të rremë” dhe i marrë i pandehur për dosjen “Xhafaj-Babale” ka publikuar sot një bisedë të re, në lidhje me këtë ngjarje. Bëhet fjalë për një bisedë audio i publikuar në Facebook, për të cilën Salianji thotë se është pjesë e përgjimeve të prokurorisë shqiptare. Bëhet fjalë për një një bisedë audio mes dy personave që sipas Salianjit, janë drejtori i Policisë së Fierit dhe ai që e quan “dëshmitar të fabrikuar të qeverisë”, Fredi Alizoti.




Komunikimi mes tyre është zhvilluar më 08.06 2018, pasi Alizoti ka dhënë dëshminë e rreme, siç thotë Salianji. Biseda mes të tyre zhvillohet me tone të ashpra e të shara, aq sa ish-deputeti e cilëson “komunikim +18”.“Piovra. Episodi 1.Në pafundësinë e komunikimeve mes zyrtarëve të policisë dhe deshmitarit të sajuar për Xhafajgate!Komunikimi ne 00:30 të natës mes drejtorit të policisë Fier dhe Alizotit pasi ka dhënë dëshminê e sajuar! Përgjimi është zyrtar i Prokurorisë, komunikim +18”,- shkruan ai.

Biseda mes drejtorit të Policisë së Fierit, Albert Nushi dhe Fredi Alizotit e zhvilluar 20 minuta pas mesnatës, tregon raportin e tyre të afërt dhe pakënaqësinë e dëshmitarit të prokurorisë ndaj prokurorit të Fierit.Madje ai bërtet, duke përdorur fjalor të rëndë.

“Do ia q* robt”, thotë vazhdimisht Alizoti, ndërsa i ankohet Nushit se e kanë lënë në rrugë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.