EKONOMI

Spacapan: “Tregu shqiptar i energjisë, potencial të madh”

12:05 - 22.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qytetarët që jetojnë në ndërtesa private dhe komunitare në Shqipëri do të përfitojnë nga një akses me i gjerë në financim për projekte të ruajtjes energjetike falë Programit të Financimit të Ekonomisë së Gjelbër.




GEFF është lançuar së fundmi nga BERZH dhe ka si qëllim të zvogëlojë përdorimin e energjisë në sektorin e banesave, të ulë ndotjen e ajrit dhe të përmirësojë komoditetin e jetesës. “Programi quhet Geff ( Green Economy Financing Facility ) dhe është një program që promovon eficiencën e energjisë në sektorin e rezidencave dhe shtëpive. Ne jemi duke bashkëpunuar me institucione financiare lokale të cilat do të shpërndajnë fonde të posaçme për familjet shqiptare me qëllim përmirësimin e eficiencës së energjisë në shtëpitë e tyre. Ky program shtrihet në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Aktualisht gjendemi në Bosnjë Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni, Serbi, dhe së fundmi në Shqipëri. Programi ka prioritet familjet. Banorët do kenë mundësinë të investojnë në rinovimin e banesave të tyre nëpërmjet sektorëve tipik të teknologjisë, për shembull izolimet shtëpiake, kaldajat, sistemet ngrohëse, panelet diellore, pra të përmirësojnë performancën e pajisjeve të energjisë. Ne program kemi gjithashtu hapësira për huamarrës do thosha, mund të jenë kompani që prodhojnë panele diellore ose merren me tregtimin, kaldaja, kondicionerë, ose më saktë me pajisjeve të certifikuara të energjisë. Ne po bashkëpunojmë me dy banka lokale. Kemi një fond prej 9 milionë lekësh në total. Besojmë se këto 9 milion do të shkojnë për të paktën 5 mijë familje. Plani është të punojmë me më shumë banka, për të përfshirë sa më shumë familje, dhe besojmë se ky fond do të rritet akoma më shumë. Për momentin nuk e dimë saktësisht sa, varet nga dhuruesit.

Ne do të veprojmë njësoj me bankat e tjera që duan të na bashkohen” u shpreh drejtoresha operacionale e BERZH per Londrën, Veronica Spacapan. “Sipas analizave që kemi bërë vetëm 9 % e familjeve të zakonshme kanë implementuar metoda të eficiencën së energjisë. Ne shohim që tregu ka një potencial të madh. Ne kemi nevojë t’i japim një dorë tregut që të zhvillohet në këtë sektor, prandaj kemi nevojë për bashkëpunimin e bankave, për të mobilizuar investimet pasi ky sektor nuk ka akoma vëmendjen e duhur”-pohoi Spacapan lidhur me investimet e bëra në tregun e energjetikës në Shqipëri.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.