AKTUALITET

DETAJE/ U qëllua me dy plumba pas koke, Çapjat merren në pyetje për vrasjen e avokatit

10:06 - 23.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zbulohen të tjera detaje për vrasjen e avokatit Ravik Gurra mbrëmjen e kaluar në një lokal në qendër të qytetit të Elbasanit.




Sic raportoi nga vendngjarja gazetarja Klodiana Lala, avokati i familjes Çapja dhe Emiljano Shullazit, u qëllua me dy plumba pas koke me pistoletë me silenciator nga një person i maskuar që më pas është larguar me makinë tip ‘Benz’.

Mjeti tip ‘Benz’ rezulton i vjedhur në Fushë Krujë dhe u gjet i djegur në fshatin Karakullak.

Policia ka marrë në pyetje disa pjesëtarë të fisit Çapja, por deri më tani nuk ka asnjë të dyshuar për vrasjen, teksa pista kryesore e hetimit mbetet për shkak të detyrës se tij.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë së bizneseve pranë për të hedhur më shumë dritë për ngjarjen.

Dhoma e Avokatisë ka njoftuar se do të bojkotojnë për 3 ditë seancat gjyqësore në shenjë proteste për vrasjen e kolegut të tyre.

Sot do të mbahet edhe ceremonia e varrimit të avokatit, pasi pritet të vijnë në Shqipëri bashkëshortja e tij si dhe vajzat që ndodhen në Angli.

Gurra ishte i ulur në ambientet e jashtme të një lokali mbrwmjen e djeshme, kur është qëlluar me armë zjarri.

Ai njihej në Elbasan si mik i fisit Çapja, ndërsa së fundmi ka qenë avokat dhe i Emiljano Shullazit.

Po ashtu më herët 50-vjeçari ka qenë avokat dhe i ish-drejtorit të ARRSH-së, Dashamir Xhika.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.