Kryesore

Duka: Ëndrra vazhdon, ende nuk mund të them gjë për Rejan

13:59 - 23.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas shkarkimit të trajnerit të Kombëtares, Christian Panucci, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka dhënë prononcimin e tij të parë duke konfirmuar edhe takimin me ish-trajnerin e Napolit, Edi Rejan.




Në një prononcim ekskluziv për BalkanWeb, Duka ka kërkuar që ta lërë pas shpine humbjen me Turqinë dhe ka theksuar që gjithçka të fokusohet tek Andorra.

“Duhet të mendojmë Andorrën, me një rezultat pozitiv ëndrra vazhdon. Në të kundërt…” e mbyll me retiçencë presidenti i FSHF-së, duke nënkuptuar se nëse nuk fitohet me shtetin e vogël iberik, kualifikimi për në Euro2020 është një kapitull i mbyllur.

Armand Duka konfirmon dhe takimin me Edi Rejan, ish-trajnerin e Napolit, Lacios dhe Atalantës, që ka qenë i pranishëm në stadium ditën e djeshme, por nuk jep asnjë detaj më shumë sesa kaq për 73-vjeçarin.

“Nuk mund të them asgjë për Edi Rejan për momentin. E kam takuar rastësisht në stadium mbrëmë”, thotë Duka, duke e lënë të hapur çështjen e trajnerit të ardhshëm të Kombëtares.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.