SPORT

Grupi H, fitojnë Franca edhe Islanda

11:43 - 23.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

U mbyllën takimet e mbrëmjes së djesh-me, në kuadër të eliminatoreve të Europianit 2020. Franca fitoi pastër me shifrat 1-4, në transfertën e Moldavisë, duke marrë 3 pikët e para në grup. Golat u shënuan nga yjet e kampionëve të botës në fuqi, Grizman, Varan dhe Zhiru në pjesën e parë, dhe Kilië Mbape në të dytën. Rivalja tjetër e Shqipërisë në grupin H, Islanda, fitoi në po në transfertë, me shifrat 0-2 ndaj Andorës. Bjarnason dhe Kjartanson shënuan nga një gol për secilën pjesë. Në takimet e tjera, Anglia fitoi pastër 5-0 ndaj Republikës Çeke në “Uembli”, ku ra në sy një tripletë e Rahim Sterling. Ndërkohë, Portugalia dhe Ukraina u ndanë në një barazim pa gola.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.