Kosova

Haradinaj për “Der Spiegel”: Kufijtë sjellin tragjedi të reja në Ballkan

12:05 - 23.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë për gazetën gjermane “Der Spiegel” se kush rihap çështjen e kufijve, përgatit tragjedi të reja në Ballkan.




“Tragjeditë në Ballkan kanë pasur gjithmonë të bëjnë me kufi, kush i hap këto çështje, përgatit tragjedi të reja”, është shprehur ai në artikullin me titull “Zjarrvënia në Ballkan”.

Haradinaj thotë edhe se Europa ka një qasje të padeshifrueshme karshi Kosovës, ndryshe nga SHBA.

“Kur njerëzit tanë në janar udhëtuan në Bruksel tek Mogherini, ata me vete kishin një draft prej 30 faqesh për zgjidhjen e konfliktit. Dhe çfarë morën si shpërblim nga negociatorja e BE-së? Asgjë, përveç kafes dhe ujit, gjithsesi falas”, është shprehur kryeministri i Kosovës.

Për artikullin e saj, gazeta gjermane ka folur edhe me zyrtarë të lartë të Ambasadës Amerikane në Kosovë, të cilët thonë se nëse arrihet marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, ata do ta respektojnë.

“Nuk kemi vija të kuqe më, nëse dy vendet arrijnë marrëveshje e cila parasheh edhe korrigjim të kufijve dhe nga qytetarët do të jetë e pranishme kjo për neve është më se në rregull”, ka thënë një nëpunës i lartë i Amerikës në Prishtinë për “Der Spiegel”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.