Kryesore

Humbja me Turqinë, FSHF ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Panucci

09:47 - 23.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas humbjes me Turqinë, Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të ndërpresë zyrtarisht bashkëpunimin me trajnerin Christian Panucci.




“E falenderojmë trajnerin Panucci për punën e zhvilluar deri më tani dhe i urojmë suksese në vazhdimin e karrierës.

Ekipi kombëtar në ndeshjen e dytë zyrtare eliminatore kundër Andorrës në transfertë do të drejtohet nga Ervin Bulku dhe Sulejman Mema, si edhe pjesa tjetër e stafit aktual”, thuhet në deklaratën zyrtare të FSHS-së.

Përballë Turqisë, djemtë e kombëtares ishin të pafuqishëm të siguronin fitoren ndërsa u ndëshkuan me 2 gola nga miqtë.

Christian Panucci ka marrë zyrtarisht drejtimin e Kombëtares në korrik të 2017 dhe objektivi i vendosur nga Presidenti Armand  Duka ishte kualifikimi në Euro 2020.

Pas pothuajse dy vite në detyrë, rrugëtimi i Panuccit është ndërprerë dhe ky objektiv do t’i besohet dikujt tjetër.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.