Kryesore

“Kush na ka inot, kshu na paftë”, Veliaj kandidat për Tiranën: Me Ramën më të bashkuar

12:36 - 23.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ashtu siç pritej, në sesionin e dytë të Kongresit të PS u zyrtarizua kandidatura e Erjon Veliaj për  Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 30 qershorit.




Veliaj garon kështu për një mandat të dytë për Tiranën dhe pikërisht fjalën e tij e ka nisur me një thënie e tiranase: “Kush na ka inot, kshu na paftë për not”.

po vrapo veliajj veliajajaj veliaj ne shesh vel;iajajaj veliajaj99 doriii`111 veliajaaj999 ve;iajaj99 veliajajajajjaj veliaj ramaam doriii rama veliaj dori rama veliajj999 veliajjj rama veliajjj111 veliaj rama 99 rama veliajjj vesliaj rama 999 veliaj rama sheshi veliaj veliajjjj
<
>

“Pse besoj sot se në bëjmë një kontrast të jashtëzakonshëm. Nëse një njeri bind familjen e vet, bind edhe shkallën, pallatin, lagjen e qytetin e vet e mandej gjithë Shqipërinë të bashkohet me PS. Falenderim të veçantë për të gjithë demokratët që na janë bashkuar, keni bërë zgjedhur e duhur. E ndjej zhgënjimin tuaj me partinë që nuk ju përfaqëson më, në bashkitë që mbyllen Për të gjithë miqtë demokratë, mireserdhët në familjen tonë, ndjehuni si në shtëpi. Ky shesh ka emrin ‘Nënë Tereza’ dhe ajo thoshte ‘bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe’, sic thotë Nënë Tereza ky qytet e ka njohur këtë dashuri, kur Rama ishte kryetar i suksesshëm i Bashkisë Tiranë. Vendosa të kthehesha në Shqipëri për të qenë pjesë e këtij ndryshimi. Më dha një shans për të qenë kryetar i Bashkisë së Tiranës. Një qytet i mundësive ku edhe një cerr i vogël që shet fiq bëhet kryetar Bashkie.

Ndër të tjera Veliaj konfirmoi se mes tij dhe Edi Ramës nuk ka asnjë krisje por ata janë më bashkë se kurrë për të çuar para Tiranën e Shqipërinë Europiane.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.