Kryesore

Rama i përgjigjet opozitës: Nuk ka pushtet në tavolinë. Ulemi dhe vendosim për reformën zgjedhore

13:18 - 23.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Nuk ka pushtet në tavolinë”. Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama, duke iu drejtuar thirrjeve të opozitës për largimin nga detyra, teksa ka shtuar se ai nuk e ka tradhtuar besimin e qytetarëve.




“Kohët e fundit e kemi kafshuar shumë gjuhen dhe kemi parë kur kanë sulmuar parlamentin. Ajo parti ka humbur sot fillin. Kemi parë kur kanë sulmuar qeverinë dhe policinë e Shtetit. Kanë sulmuar reformën në drejtësi sa herë nxjerr jashtë prokurorë e gjykatës të korruptuar. Kemi parë që kanë sulmuar Shqipërinë jashtë. Nuk ua kemi kthyer sy për sy e kemi duruar pafund për fshirë edhe kadrinjtë e tyre mediatikë. U kemi duruar baltën, vezët e bojën, por ka qenë e kotë. Ata kanë zgjedhur të na gjuajnë me gurë në vend që të na sfidonin në fushën e demokracisë kanë vendosur të na mbytin si i mbyturi që të mbyt.

Në vend se të vinin mend pas disfatës të dy viteve të para kanë dalë mendsh fare. Mendojnë se duke kthyer Shqipërinë në rrumpallën e sherrit e konfuzionit ndërkombëtarët do u japin pushtetin në tavolinë. Ta harrojnë. Kam bërë edhe gabime, por kurrë nuk kam tradhtuar dhe nuk tradhtoj besimin për të bërë Shqipërinë që duam. Vetëm zyra është e imja, pasi pushteti është i juaji”.

rama turma99 rama persendetet rama balla ne turme rama ne turme rama vjen nga turmappp rama ne tuema 99 rama ne sheshi 9 rama ne shshiii rama sheshi ramaaa a,amaamm
<
>

Rama nuk ngurroi që të ftonte opozitën të bisedonin dhe të vendosnin për reformën zgjedhore e madje të nisi zbatimi i saj në zgjedhjet e 30 qershorit.

“Jeni ju që i keni rrokanisur kokën shqiptarëve dhe miqve ndërkombëtare për reformën zgjedhore e që e keni mbajtur kush e di sa kohë peng Shqipërinë për numërimin dhe votimin elektronik, hajeni të ulemi, ta miratojmë reformën. Që në qershor t’i eksperimentojmë në disa zona dhe jemi gati të miratojmë në Kuvend çdo masë që viktima e vjedhjes së votave doktoresha e shkencave horoskopike Monika Kryemadhi mendon. Ne e miratojmë me deputetët e rinj, që i keni zgjedhur ju, jo ne. Nëse ju në zgjedhjet e 30 qershorit, fitoni një bashki më shumë se ne, jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje të parakohshme që në vjeshtë! E di që nuk do ta pranoni këtë sfidë, sepse prandaj keni ikur në rrugë. Aleancën e PS-së me njerëzit, nuk e mundni dot kurrë”, u shpreh Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.