AKTUALITET

Rama poston foton e ditës nga Sheshi “Nënë Tereza”, mesazhi i fshehur për opozitën

12:52 - 23.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kongresi i PS-së po zhvillon sesionin e dytë të punimeve, duke paraqitur zyrtarisht kandidaturat për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.




Ndërkohë, kryeministri Edi Rama nuk ka harruar të postojë foton e ditës në Facebook.

Pikërisht, Rama ka zgjedhur një foto nga Sheshi “Nënë Tereza”, në të cilin po zhvillohet sesioni i dytë i punimeve të kongresit të PS.

Vëmendje të tërheq numri i shumtë i qytetarëve, e mesa duket edhe Rama ka zgjedhur pikërisht këtë foto për të sulmuar opozitën dhe për t’i treguar mbështetjen e madhe popullore që gëzon Partia Socialiste.

Edhe më herët, në protesta të organizuara nga opozita e bashkuar, Rama ka përdorur të njëjtën strategji për të sulmuar në heshtje kundërshtarët.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.