BLUETOOTH

Reagon Flor Mumajesi pas deklaratës së Sabri Fejzullahut për klikimet: Nuk t’i kam marrë ty paratë!

16:30 - 23.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka shkaktuar një debat të madh mes dy personazheve të njohur, deklarata e këngëtarit të suksesshëm Sabri Fejzullahut, në një program televiziv ku përmendi emrin e Flori Mumajesit teksa fliste për blerje klikimesh. Ndërkaq nuk e ka lënë me kaq Flori ku ka reaguar me një postim të tijin në ‘Instagram’. Krahas videos së publikuar me fjalët e Fejzullahut, kantautori i njohur ka shkruar: “Pse kapesh me mua axha Sabri? Edhe po t’i kem blerë nuk t’i kam marrë ty paratë. Pse mërzitesh kaq shumë?




Aman mos më. Flori edhe kur të tjerët kanë ngrënë …. i ka lënë në punë të vetë se nuk kam qenë dhe nuk jam shembull për blerje klikimesh. Askujt nuk i ndërhyj në jetën e tij. Kur arrijnë vetë shumë klikime nuk dëgjohen, vetëm fërkojnë gjoksin sikur janë artistë të mëdhenj, ndërsa kur nuk i bëjnë vetë merren me llafe”. Megjithëse gjatë deklaratës, Sabri Fejzullahu ka kërkuar ndjesë që po përmend emra, ai nuk nguroi të flasë për fenomenin që është shumë i pranishëm në tregun shqiptar. Flori ka zgjedhur këtë mënyrë për të hedhur poshtë deklaratën e kolegut të tij, të paktën për veten e tij.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.