BLUETOOTH

Si është të punosh me partnerin? Klea dhe Elgiti tregojnë prapaskenat e studios

16:30 - 23.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ata janë çifti më i ri i sapofejuar në median rozë. Janë pothuajse kudo bashkë dhe herë pas here na ndajnë momente të kaluara në rrjetet sociale. Së fundi Klea dhe Elgiti po punojnë për një projekt të ri dhe ka qenë Klea që ka ndarë me ne momente nga puna në studio. Elgiti si më profesionist në këtë fushë, po e “kritikon” Klean të zgjasë notat, por Klea shkrihet së qeshuri dhe nuk ndalon dot. Më pas Klea bëhet më serioze, por më kot, pasi kjo puna e zgjatjes së notave i shkakton të qeshura.




Ndër komentet dashamirëse që çifti merr gjithmonë, veçon ai i moderatorit Turjan Hyska që shkruan “Bën kot si profesor, po të gjuan, e vdekme”. Duhen momente të tilla në një marrëdhënie që ta bëjnë dhe më të veçantë apo jo?


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.