BLUETOOTH

Tanja Fajon rri vetëm me shqiptarët. Berisha me grip në parlament

16:00 - 23.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Tanja Fajon rri vetëm me shqiptarët. Berisha me grip në parlament




Tanja Fajon rri vetëm me shqiptarët
Tanja Fajon, nuk i ndahet shpirti nga shqiptarët. Madje, pasi ka mbrojtur me sukses procesin e liberalizimit të viazave në Parlamentin evropian dhe në Këshillin e BE, zonja Fajon edhe i sajdis shqiptarët. Po të ketë më shumë afeksion Fajon për socialistët, më shumë sesa demokratët? Ja tek e shohim në këtë foto, me një nga socialistet e Asamblesë së PS, Elisa Spiropali, duke ngrënë drekë. Sigurisht, ka qenë një aktivitet ku ka pasur edhe shumë të rinj të tjerë të ballkanit, dhe tej konferencave, Fajon ka zgjedhur një mënyrë tjetër, atë të pirjes së një gote verë në restorante.

Berisha me grip në parlament
Kryeministri Berisha gjithmonë do të jetë personazh i Bluetoothit tonë, sepse gjithmonë nxjer një gjë të re. Por duket se nuk ka qenë në formë të mirë në mbledhjen e fundit të kuvendit, ku diskutohej buxheti. Ashtu sikurse e shohim në këtë foto, duket se kryeministri ka qenë me grip, madje me sytë e skuqur. Në fakt, të ketë qenë vërtet grip, apo kreu i qeverisë ka alergji nga socialistët? Këtë është e vështirë ta thuash, vetëm sikurse shifet fare qartë nga kjo foto, duket se kryeministri Sali Berisha, nuk është në formën e tij më të mirë.

Ky shkrim u botua më 28 Nëntor 2010


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.