Kryesore

“Tirana është transformuar nga PS. Pa këtë sinergji do të kishte më pak dritë”

13:00 - 23.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Dua që në këtë moment të ktheni pak kokën pas. Kthehuni tek Tirana e 4 viteve më parë. Ecni me sy nga ky shesh, aty ku jeni ju qëndron ende kufoma e shatërvanit komunist. Ne të majtën time është zënë rruga për të hyrë në park. Në të djathtë dergjet qëkur nuk mbahet mend, gërmadha e stadiumit Qemal Stafa. Ndërsa në perëndim të Tiranës ngrihet çdo mbrëmje reja e zezë e Sharrës që mbyt Kombinatin dhe turpëron qytetin. Pa folur për gropat e rrugëve”.




Kështu e ka nisur fjalën e tij në sesionin e dytë të Kongresit të PS, kryeministri Edi Rama, duke u kujtuar të pranishmeve ndryshimet e bëra në Tiranë që kur pushteti qendror dhe ai lokal janë në duart e tyre.

“Pa këtë sinergji kjo ditë do të kishte shumë më pak dritë, dhe për këtë mjafton t’i kthejmë sytë pas. Tek Durrësi, Elbasani, Korca, Fieri, Vlora, kur ne ishim në krye të bashkive, por nuk ishim në qeveri, qytete të penguara, të bllokuara, të torturuara nën presionin e të vjetrës”, shtoi Rama.

ramaaa rama 99 rama ne shesh rama ne sheshi 9 rama ne shshin rama ne shshiii rama sheshi shezshii sheshiii
<
>

“Dua që në këtë moment të ktheni pak kokën pas. Kthehuni tek Tirana e 4 viteve më parë. Ecni me sy nga ky shesh, aty ku jeni ju qëndron ende kufoma e shatërvanit komunist. Ne të majtën time është zënë rruga për të hyrë në park. Në të djathtë dergjet qëkur nuk mbahet mend, gërmadha e stadiumit Qemal Stafa. Ndërsa në perëndim të Tiranës ngrihet çdo mbrëmje reja e zezë e Sharrës që mbyt Kombinatin dhe turpëron qytetin. Pa folur për gropat e rrugëve. Kjo është e shkuara e mbetur veç në shembëlltyrën e forcave të vjetra të politikës. PD si sheshi i vjetër në qendër, LSI si shatërvani i mbetur këtu në bisht, të tjerët si kioskat, këtej anash, të tjerët që i kanë zënë frymën parkun të Tiranës.

Kjo Tiranë sot nuk ka asnjë lidhje me atë që ju patë me sytë e kujtesës. Është një provë e dallimit të madh, nata me ditën, mes nesh dhe atyre që i kemi mbrapa, çdo ditë e më mbrapa. Kush e vë në dyshim ose s’ka dalë nga nata e tyre, ose e ka harruar natën e tyre kur ata kishin në dorë Shqipërinë dhe Tiranën. Dita jonë mund të jetë shumë më e mirë, dhe do të jetë shumë më e mirë. Tirana jonë sot, ashtu si çdo qytet tjetër që qeverisim, edhe si vetë Shqipëria, nuk ka të krahasuar me çka ishte para se ne ta merrnim në dorë. Ka të krahasuar, me përpara se ne t’i merrnim në dorë të dyja, edhe Bashkinë edhe qeverinë. Pa këtë sinergji kjo ditë do të kishte shumë më pak dritë, dhe për këtë mjafton t’i kthejmë sytë pas. Tek Durrësi, Elbasani, Korca, Fieri, Vlora, kur ne ishim në krye të bashkive, por nuk ishim në qeveri, qytete të penguara, të bllokuara, të torturuara nën presionin e të vjetrës”- tha Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.