AKTUALITET

“Trajtohej si i sëmurë mendor”. Kush është burri që mbyti gruan, nënë e 3 fëmijëve

14:56 - 23.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zbulohen detaje të reja nga ngjarja e rendë e ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Grekan të Gramshit, kur Alvin Hysa mbyti me duar bashkëshorten e tij Gurie Hysa.




Ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit, teksa pasi ka mbytur me duar bashkëshorten në gjumë në krevat, Alvin Hysa ka dalë nga banesa dhe ka ikur me një mushkë tek motra e tij në fshatin Lumras të Beratit.

Pasi i konfirmon motrës se ka vrarë gruan, 35-vjecari u rikthye sërish në banesë.

Ai është babai i tre fëmijëve, një vajzë në klase të gjashtë dhe dy djemve njeri në klasë të tretë dhe tjetri ne kopsht, teksa dyshohet se vuan nga probleme mendore.

35-vjecari njihej si tip problematik në familje dhe ushtonte dhunë të vazhdueshme sidomos me ish-bashkëshorten. Autori ka kryer dy here dënime për dhune në familje dhe trajtohej me kemp si i sëmurë mendor.

Fatmirësisht në momentin e ngjarjes tre fëmijët nuk ndodheshin në banesë, por në një fshat të Beratit tek gjyshja e tyre.

Hysa u arrestua në banesë nga forcat e policisë. Ndërkohë që materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.