BLUETOOTH

U largua nga “Klan”, flet Graciano Tagani: Shyqyr që ndodhi!

15:50 - 23.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pamela Aliaj – Largimi i tij nga “Klani” bëri shumë bujë në mediat rozë dhe arsyeja e këtij largimi ka bërë që të jetë në qendër të vëmendjes për disa javë. Por, shumë shpejt ish-balerini i trupës së Albi Nakos e gjeti veten në një projekt të ri krejt të tijin, që do e sjellë në ekranet shqiptare. Në një intervistë ekskluzive për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare”, Graciano Tagani na rrëfen projektet e reja në “Dance with Graciano” si dhe prapaskenat dhe të pathënat e largimit të tij nga “Klani” për të nisur tashmë një aventurë të re të paprovuar më parë. Tani do ta shihni jo vetëm si balerin, por edhe si moderator. “Gjithmonë kam dashur të bëj gjëra ndryshe dhe synimi im përveç baletit, ka qenë të drejtoja një ‘reality’, ose një program ‘funny’, ose të bëja një film. Duke qenë se me baletin kam arritur çdo gjë të mundshme për sa i përket Shqipërisë, ishte momenti të ndiqja synimet e tjera që kam”, ka thënë ndër të tjera Graciano. Gjithashtu, ai ka rrëfyer edhe disa të pathëna lidhur me jetën e tij private dhe “kushtet” që ka vendosur për të dashurën e tij të ardhshme: “Jo balerinë”, – thotë duke qeshur Graciano. Këto e të tjera në intervistën e mëposhtme.




 Keni nisur projektin e ri “Dance with Graciano”. Si erdhi ideja e këtij projekti?

Gjithmonë kam dashur të bëj gjëra ndryshe dhe synimi im përveç baletit ka qenë të drejtoja një ‘reality’, ose një program ‘funny’, ose të bëja një film. Duke qenë se me baletin kam arritur çdo gjë të mundshme për sa i përket Shqipërisë, ishte momenti të ndiqja synimet e tjera që kam.

Cili ka qenë personazhi më i vështirë që keni pasur për t’i mësuar të kërcejë gjatë eksperiencës tuaj si balerin?

Personazhe të vështira ka pasur plot, sepse profesioni ynë është shumë i vështirë dhe normal s’ka qenë e lehtë për ta. Nuk do të doja të përmendja emra, por zakonisht janë emrat të bërë emra nga hiçi.

graciano 9 graciano 3 graciano 1(1) graciano 4 graciano 2 graciano 11 graciano 10 graciano 6 graciano 7 graciano 5 graciano 8
<
>

Jeni një balerin që keni kohë në skenë, jeni afirmuar në shumë evente dhe emisione. Cila ju ka lënë më tepër mbresa?

Për mua ka qenë e para “Star Akademi”, ku konkurroja dhe ishte sfida ime në adoleshencë dhe pa diskutim “Dancing with the Stars”.

Tashmë keni zgjedhur të jeni pjesë e “Mos i fol shoferit”. Si ndiheni në këtë projekt te ri nën rolin e moderatorit?

Ka qenë synimi im dhe jam shumë i lumtur që po bëj këtë gjë. Jam në fillimet e mija për sa i përket moderimit, por jam i sigurt që do t’ia dal.

A e keni parë veten të vijoni këtë rrugë si drejtues i një programi kërcimi?

Po, normal që po dhe shumë shpejt do mundohem të sjell në Shqipëri një projekt të tillë.

Pas largimit nga “Klan” keni pasur me siguri shumë kërkesa nga ‘show’ të ndryshëm. Pse zgjodhët pikërisht të bashkëpunoni me Rudina Dembacajn?

Sepse ishte ajo që doja dhe normale, ku ka më mirë se të punosh me njerëz të aftë, të pastër dhe me shumë karakter si Rudina.

Cili është personazhi VIP që iu është dashur ta mësoni të kërcejë, që ka aftësi më të mira kërcimi? Po ai/ajo më pak i/e aftë për kërcim?

Aftësi më të mira për kërcim ka Olta Boka, ndërsa më pak Cekja. (qesh).

Keni thënë se jeni larguar nga “Klan” me një SMS. Nuk keni dashur të reagoni lidhur me një veprim të tillë të papritur?

Jo, unë reagova dhe publikisht madje (qesh). Por nga një anë, shyqyr që ndodhi!

Ndërkohë, përveç projektit që keni te “Dance with Graciano”, me çfarë tjetër jeni duke u marrë?

Me menaxhimin e balerinëve që kam dhe projekte të ndryshme nëpër kompani të ndryshme.

Për çfarë bëhet fjalë më konkretisht në programin “Dance with Graciano”? Ç’të veçantë ka nga programet e tjera?

Ideja është që çdo VIP të mësojë të kërcejë diçka të vogël dhe ndërkohë që bën këtë gjë, i bëhen pyetje të sikletshme, ku i humbet edhe përqendrimi për kërcimin (qesh). Është pa doreza si ‘show’. Është një rubrikë ku nuk ka skenar siç jemi mësuar zakonisht dhe për këtë ju siguroj që VIP-at janë 100 për qind si në jetën e tyre reale.

Do të preferonit ta kishit partneren në fushën e baletit, apo nuk e keni kusht profesionin?

Jo, aspak s’do e doja balerinë (qesh). Le të jetë çfarë të dojë, mjafton të më dojë dhe ta dua.

Cili është kushti kryesor që nuk toleroni në një lidhje?

Nuk toleroj moskorrektësinë, neglizhencën dhe monotoninë.

Cila është shprehja që ju jep muzë në jetën tuaj?

Shprehja që më jep muze është “Asgjë nuk është ashtu siç duket”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.