Horoskopi

Horoskopi i datës 24 Mars 2019

00:00 - 24.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Gjatë kësaj të diele do të jeni nën një atmosferë miqësore, të ngrohtë dhe dashurie. Mund të jeni pjesë e një eventi festiv ose e një dreke familjare. Sot do të dëgjoni fjalët që keni pritur prej kohësh nga partneri, partnerja juaj.

Disa Demë do të ndihen shumë të irrituar. Gjendja financiare nuk do të jetë ashtu sikurse ju dëshironi duke ju shkaktuar stres. Mos u përpiqni të luftoni me rrethanat. Rekomandohet të mos mendoni rreth problemeve, por të relaksoheni gjatë kësaj të diele.

 

Binjakët nuk do të jenë të lumtur sot. Një gjendje e tillë mund të vijë për shkak të një konflikti me të afërmit tuaj. Mos u tregoni të ashpër kur debatoni, vetëm për të mbrojtur idenë tuaj. Ka gjasa që disa Binjakët mund të përfshihen në disa punë emergjente.

Nuk do të jeni të saktë teksa kryeni disa përllogaritje matematikore. Si rezultat i kësaj, mund të gaboni gjatë një plani financiar. Shmangni çdo plan për të ardhmen gjatë kësaj periudhe. Megjithatë, në mbrëmje do të kaloni momente të këndshme në shoqërinë e miqve të ngushtë.

Për Luanët nuk parashikohen as probleme të vogla dhe as të mëdha. Megjithatë, kjo ditë parashikohet të jetë e mërzitshme. Ndoshta mund të qëndroni në shtëpi duke bërë punë, duke ndihmuar familjen ose duke diskutuar për të ardhmen. Gjatë mbledhjeve në familje mos këmbëngulni në vizionin tuaj për një çështje të caktuar.

Nuk rekomandohet të ndjeni keqardhje për të kaluarën apo të kritikoni veten. Të gjithë këto mund të ndikojnë negativisht si në fizik ashtu edhe në gjendjen tuaj psikologjike. Do të ishte shumë më mirë nëse dilni ose të shkoni në një udhëtim të shkurtër.

Një mundësi të mirë do te keni për t’ia kushtuar këtë ditë komoditetit. Në mbrëmje do t’ju vijnë disa të ftuar, ose mund të shkoni në një mbrëmje me miqtë. Parashikohet të kaloni momente mjaft të këndshme në shoqërinë e duhur.

Sjellja e Akrepëve sot mund të jetë e paparashikueshme. Ka gjasa që thashethemet të përhapen shumë shpejt. Ata që nuk janë në gjendje të përballojnë një situatë të tillë duhet të tregohen të kujdesshëm.

Çdo synim i juaji mund të realizohet nëse veproni me vendosmëri dhe duke mos qenë nën presion. Kërkoni mbështetje nga të afërmit tuaj. Në fund të ditës do t’i harroni problemet dhe do t’i përkushtoheni partnerit/partneres suaj.

Për Bricjapët kjo e diel premton të kalojë me trazira. Është koha e duhur të kujdeseni për veten, të ndryshoni stilin e flokëve, të blini veshje të reja ose të flisni hapur me partnerin/partneren. Mos hezitoni të merrni pjesë nëpër diskutime interesante.

Ujorët do të dëgjojnë shumë këshilla të vlefshme sot. Nëse ndërprisni dikë teksa po përpiqet t’ju mësojë, do të ofendohej shumë. Arroganca nuk do të pritet mirë në shtëpinë tuaj. Kërkoni mënyrat për të rënë në kompromis me të afërmit tuaj.

Peshqit mund të zhgënjehen sot. Arsyeja për këtë mund të jenë veprimet e një shoku/shoqes suaj ose përfshirja në një trekëndësh dashurie. Mund të jeni edhe dyshues ndaj bashkëshortit/bashkëshortes suaj. Mos u përpiqni të merreni me probleme që nuk i keni të qarta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.