BOTA

Kalifati i Shtetit Islamik ra, Trump: Rreziku mbetet ende

13:40 - 24.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Forcat e mbështetura nga Shtetet e Bashkuara shpallën të shtunën kapjen e territorit të fundit të Shtetit Islamik në Siri, duke eliminuar sundimin e tij mbi një “kalifat” të vetëshpallur.




Pasi ka përshëndetur rënien e “kalifatit”, presidenti Donald Trump ka thënë se xhihadistët mbeten ende një kërcënim nga qelizat e fjetura në të gjithë botën.

Reagimi i Trump erdhi pasi forcat demokratike siriane, të udhëhequra nga kurdët, ngritën flamujt e fitores në qytetin sirian të Baghuz, bastioni i fundit i Shtetit Islamik.

Presidenti amerikan tha se SHBA-të do të mbeten vigjilente derisa Shteti Islamik të shkatërrohet,

Tramp ka rikujtuar se Shteti Islamik është përgjegjës për ekzekutime brutale, vrasjet e grave dhe fëmijëve si edhe dhunës seksuale.

Megjithëse humbën territor në Siri dhe Irak, Shteti Islamik mbetet aktiv në vendet nga Nigeria në Filipine.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.