BLUETOOTH

Look i Politikaneve femra/ Nga Jozefina, Liri Berisha, Filloreta e deri te Dade e Shega

14:00 - 24.03.19 Gazeta Shqiptare

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Look i Politikaneve femra/ Nga Jozefina, Liri Berisha, Filloreta, Dade e Shega



Jozefina për festë, në vend të fundit
Jozefina na habit gjithmonë me veshjen. Por për ceremonialin tek Presidenti i Republikës, kryetarja e kuvendit, duket në një veshje skandal. Mund të jetë një fustan i përzgjedhur më së miri, në dyqanet më të mira, por në fakt, kryetares së kuvendit nuk i shkon fare. Duket se është një fustan për zonjat që kanë mbetur shtatzënë, edhe pse Jozefina ka dashur të kombinohet kuq e zi për festën e Pavarësisë. Por asgjë nuk rri bukur me këtë veshje për kryetaren e kuvendit. Fatkeqësisht, për këtë klasifikim, zonja Jozefina Topalli zbret në vend të fundit. Sigurisht, kjo ka qenë një ndër performancat e javës, sepse në të tjera, na shfaqet një zonjë shumë trendy.

Liri Berisha, zonja më klass e kësaj jave

Mund të themi gjithçka. Por këtë radhë vendin e parë për look-un e politikaneve femra të kësaj jave e mban zonja Liri Berisha, bashkëshortja e kreut të qeverisë Sali Berisha. Në Pallatin e Brigadave ishte më rrezëllitëse se kurrë. Zonja Berisha ka veshur një kostum ceremonial, një fund dhe një xhaketë të zezë. Rreth qafës së saj është lidhur një shall shumë klas, me ngjyrat të kuqe e të zezë, ndërsa mban një candë dore të kuqe, e kombinuar më së miri me shallin. Nuk mund të mungojë edhe një spilë e vendosur në xhaketë, e cila e ka brenda edhe ngjyrën e kuqe. Padyshim, me këtë veshje totalisht zyrtare dhe shumë të arrirë, zonja Liri Berisha, mban vendin e parë këtë javë për politikanet femra të veshura më mirë gjatë kësaj ceremonie. Duke i shkuar kështu vendi i parë i klasifikimit.

Filloreta në pikë të hallit
Kjo është zyrtarja e LSI, Filloreta Kodra. Në fakt, nuk duket se është në formën e saj më të mirë. Edhe pse mund të jetë një pasdite e saj në ditë pushimi, duket se jo gjithcka shkon perfekt për nënkryetaren e LSI. Filloreta, ka veshur një pallto gati të gjatë deri në fund të këmbëve. Nën pallto i shquhen pantallonat dhe një palë këpucë çizme me taka. Përfundimisht, kjo mund të jetë një veshje që zonja Kodra e mban në ditët e saj të pushimit, por duke qenë një politikane dhe zyrtare gjithmonë e vëzhguar, do të ishte më mirë nëse Filloreta do të kishte më shumë paraqitje për veshjen e saj.

Dade, si gjithmonë në formë
Patjetër që nuk mund të gjesh ndonjë gjë që nuk shkon në paraqitjen e Arta Dades. Ne të bluetooth, vetëm një herë të vetme e kemi kapur deputeten socialiste në formëbn e saj jo të mirë. Por kësaj radhë duket. Arta Dade, sërish shkëlqen. Dhe pse është veshur me një xhaketë ngjurë kafe, gjithë aksesorët që ka vendosur, rruazat por edhe spilën që nuk e harron asnjëherë i japin më shumë hijeshi zonjës Dade. Përfundimisht, është ndër të paktat femra politikane në vend, që rrallëherë mund ta gjesh të veshur keq në aktivitetet publike. Por ce do, këtë javë në klasifikim ia merr në fakt Liri Berisha.

Shega, e parakohshme palltoja
Më në fund ka ardhur koha për zonjat e parlamentit, të nxjerrin rrobat e dimrit. Dhe këtë e ka bërë më së miri Shega Ligori, deputetja e Partisë Socialiste e cila sic e shohim po shkon në seancën plenare të javës së kaluar. Edhe pse ditë me diell, Shega ka veshur pallton e madhe. Në këtë rubrikë të look, në fakt duhet ta sugjerojmë Shegën se është ende herët për të nxjerrë palltot. Temperaturat janë ende të larta, dhe jo të ulta, pavarësisht se në veri të vendit ka përmbytje të shumta. Por deri në parlament, uji nuk ka mbërritur akoma.

Ky shkrim u botua më 4 dhjetor 2010

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.