BOTA

Norvegji/ Avari në anijen kroçere, shpëtohen 300 pasagjerë

12:06 - 24.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ekipet e shpëtimit janë duke tentuar të shpëtojnë 1,300 persona që kanë mbetur në një anije gjatë shëtitjes në bregdetin e Norvegjisë.




Anija “The Viking Sky” kishte mbetur pa energji elektrike të shtunën dhe ka dërguar një sinjal emergjent pasi filloi të humb kontrollin duke u rrezikuar nga përplasja në gurë.

Deri më tani, më shumë se 300 pasagjerë janë shpëtuar. Shumica nga ta janë me nënshtetësi britanike dhe amerikane.

“Gjatë natës, valët e detit përplaseshin. Anija sillej. Pas mëngjesit dhe aktiviteteve, në mbrëmje papritmas u ndalën dritat”, tha Derek Browne nga Anglia.

Vizitorët ishin shpëtuar me anë të helikopterit, eksperiencë të cilën ata e konsideruan mjaft të frikshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.