MILOSAO

Sami Frashëri “i zakonshëm” me sytë e vajzës së tij, Samijes

14:45 - 24.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga Hikmet Feridun Es dhe Kujtim Nuro – Një nga shkrimet e para, ku studiuesit Turq të periudhës së viteve 40- 60, të shekullit XX- të si Agah Sirri Levend, Hikmet Dizdaroglu, Omer Faruk Akun etj., dhe deri në ditët e sotme lidhur me historinë e jetës personale të Sami Frashërit, përveç kujtimeve të shkruara prej tij, të djalit Ali Sami Yenit, e miqve dhe të bashkëkohësve janë mbështetur dhe mbështeten dhe në kujtimet e hollësishme të vajzës së tij te madhe, Samijes. Këto kujtime, të cilat deri me sot janë dhënë në mënyrë fragmentare nga studiuesit e lartpërmendur ne studimet e tyre, janë botuar ne disa numra te gazetës “Aksam ” (Aksham- K.N.) gjate periudhës : 20 Dhjetor 1944 – 4 Janar 1945, nga gazetari i mirënjohur Turk, Hikmet Feridun Es(1909- 1992). Ai i ka përfshire kujtimet e vajzës se Samiut, në vazhdimësinë e botimit të shkrimeve në seri në faqet e gazetës “Aksham” lidhur me jetën dhe veprimtarinë e njerëzve më të shquar, të cilet kishin dhënë një ndihmesë të madhe në përparimin dhe civilizimin e Turqisë , por qe ne krahasim me veprën e madhe qe kishin lënë, jeta e tyre personale ishte mjaft pak e njohur nga lexuesi i gjere dhe veçanërisht nga studiuesit e fushave te ndryshme te shkencës. Shkrimet e botuara nga Hikmet Feridun Es ne këtë gazete, janë përfshirë dhe ne librin me te njëjtin titull:




” Njerëzit e famshëm që nuk i njohim”, botuar nga Shtëpia botuese “Otuken Nesriyat”, Stamboll, 2009. Ai, ne serine e këtyre shkrimeve, duke u mbështetur në kujtesën e familjarëve, të bashkëshorteve, fëmijëve, nipërve, mbesave dhe te miqve te tyre te afërm, jep mjaft të dhëna të hollësishme dhe me interes nga jeta personale e personaliteteve të mëdha Turke. Hikmet Feridun Es është përpjekur të marrë të dhëna të hollesishme nga jeta personale e Ahmet Vefik Pashes, Besim Omer Pashes Haxhi Arifit, Husejin Rahmiut, Kemal Pashazadese, Lejla Hanemit, Marko Pashes, Mit’hat Pashes, Mizanci Muratit, Muallim Nacit, Nigar Hanit, Osman Hamdiut, Sulejman Numanit, Tevfik Fikretit etj. Ne mesin e këtyre personaliteteve, ndodhet dhe enciklopedisti, dramaturgu, gjuhtari, romancieri, përkthyesi, i rralle për të gjitha kohërat, Sami Frasheri, apo Shemseddin Samiu, siç njihet ne historiografinë Turke. Kujtimet e botuara nga gazetari i talentuar, i kemi gjetur ne Arkivin e Taha Toros, i cili ndodhet pranë bibliotekës së Universitetit te qytetit te Stambollit. Arkivi I koleksionistit te rralle Turk përmban 400.000 dosje, ku një pjese të rëndësishme e përbëjnë dokumentet, fotografitë, kupurat e gazetave, shënimet e tij lidhur me historinë e territoreve dhe personalitetet shqiptare gjate Perandorisë Osmane dhe me tej.

Nga Kujtim Nuro

Prandaj koleksioni i arkivit te Taha Toros, nje pjese e te cilit, Universiteti I Qytetit te Stambollit e ka dicitalizuar, eshte njekohesisht dhe nje burim i rendesishem arkivor jo vetem per historianet Turq , por dhe per studiuesit e Shqiperise . Lidhur me sherbimin e madh qe Taha Toros i ka bere dhe historiografise Shqiptare, nepermjet grumbullimit te nje numri te shumte dokumentesh, do t’i kushtojme ne shenje mirenjohjeje nje shkrim te vecante. Gazetari Hikmet Feridun Es, e cili dhe ai ka nje merite te vecante, duke u mbeshtetur ne kujtimet e Samijes, pershkruan ngjarje nga jeta e perditshme e dijetarit te madh te dy kulturave asaj Shqiptare dhe Turke, te Sami Frasherit. Keto kujtime kane lene gjurme te paharruara ne kujtesen e femijeve te tij, dhe vecanerisht, te vajzes se madhe, Samijes, e cila i ka qendruar gjithmone prane babait te saj, Samiut. Ajo ka qene e martuar me Reshat Ererin, i cili ka qene ne kabinetin e Tevfik Pashes ne detyren e Ministrit te Financave, Arsimit dhe Vakufeve. Nga kjo martese e tyre, ata kane patur dy djem: Mehmet dhe Emin Ererin. Emin Ereri ka dhene nje ndihmese te madhe ne pasurimin e fondit arkivor te gjyshit te tij me dokumente te reja, fond i cili ndodhet ne Arkivin Qendror te Shtetit. Ai ka nderruar jete ne Stamboll me 13 Tetor 1992. Duhet te kujtojme gjithashtu se Samija, motra e Ali Sami Yenit se bashku me nenen e Asim Tevfik Sonmut, Ayshe Hacer kane qepur me dore dhe uniformen e pare te klubit te futbollit GallataSaray, te cilet se bashku me shoket e tjere e themeluan ne shkollen “Sultaniye”, ne Stamboll, diten e hene me 30 Tetor 1905. Njekohesisht, emrin e saj e ka trasheguar dhe nje nga stermbesat e Samiut. Ashtu sic thekson gazetari Hikmet Feridun Es se kur ai i ka marre kujtimet e saj , ajo ka qene ne moshen 60 vjecare, dhe kujtesen e saj e krahason me kujtesen e nje vajze 20-vjecare. Ne rrefimet e saj, ajo thekson se babai, Samiu ishte i semure dhe i varfer, nen driten e qiririt, i vetem, krijoi vepra te medha, sikur te ishte nje Akademi e tere e Shkencave e perkushtuar ndaj historise dhe kultures se qyteterimit njerezor. Por, femijet e “Babait te enciklopedisteve”, sic do ta therrisnin me vone studiuesit Turq, mbas vdekjes se tij, dolen nga shtepia, per shkak te borxheve qe ai nuk kishte mundur te shlyente. Pronari Fehmi Pasha, i cili morri shtepine e Sami Frasherit, per arsye te mos pagimit te ketyre borxheve te mbetura, u kishte lene femijeve te tij vetem 24 ore per te dale nga shtepia. Femijet, me tu mbushur afati, dolen nga shtepia dhe i grumbulluan rrobat qe kishin perpara avllise se xhamise. Ata, aty perjashta, me syte e tyre te deshperuar dhe plot lot, shikonin se si nje pasha i pasur po hynte ne shtepine e dijetarit te madh, por ne nje gjendje varferie. Biblioteka e Samiut prej 20 mije vellimesh, mbasi nderroi jete, u shit vetem 80 lira. Gazetari Hikmet Feridun Es ve ne dukje se Sami Frasheri kishte shume shoke te ditur te kultures islame, por nga pikpamja e besimit fetar ai ishte ndare nga ata perfundimisht, edhe pse fjala e fundit qe ai ka thene kur nderroi jete, ishte fjala “Allah”(Perendi). Samiu bente nje jete mjaft te thjeshte, por zemren e kishte shume te madhe. Edhe pse ne gjendje jot e mire ekonomike, ai priste dhe percillte me mjaft bujari miq, shoke, edhe pse jo ne disa raste edhe grupe-grupe. Cdo te merkure, ne shtepine ku banonte, ai e kishte bere zakon te takohej dhe te bisedonte me miqte dhe shoket e tij me te afert, edhe pse ne trupin e tij kishte disa semundje. Gazetari Hikmet Feridun Es, duke u mbeshtetur ne kujtimet e vajzes, do te theksoje se veshjen e dijetarit te kohes, Samiu do ta mbante qe ne moshe te vogel. Rrobat dhe kepucet e tij 10- 15 vjecare do te dukeshin te reja, sepse ai dilte rralle nga shtepia. Ishte shume i vemedshem ndaj te tjereve dhe mjaft tolerant ne bisedat me shoket e tij, por kerkonte nje qetesi absolute,kur shkruante. Cdo dite, i cili e fillonte punen perpara se te lindte dielli. Seria e shkrimeve te gazetarit Hikmet Feridun Es, ne gazeten ” Aksham” permban titullin kryesor : “Njerezit e famshem qe nuk i njohim”. Kujtimet e botuara, per te terhequr vemendjen e lexuesit ,jane shoqeruar nga gazetari i lartepermendur, pervec titullit kryesor dhe me nentituj dhe shenime te pembledhura. Nen titullin ” Njerezit e famshem qe nuk i njohim”, ne pershkrimin e jetes se perditshme, dhe te veprimtarise krijuese se Sami Frasherit, ai, botimin e kujtimeve te vajzes se madhe, Samijes, e fillon shkrimin me nen titullin:

Nje gjigand mendimtari, te cilin nuk e njohim aspak : Shemseddin Samiu. Dhe me poshte, Hikmet Feridun Es nenvizon: Samiu nuk e donte llampen me gaz. Te gjitha veprat e tij i ka shkruar nen driten e qiririt. Ne jeten e tij, llampa me gaz nuk ka hyre ne shtepi. Qirinjte vinin arka-arka. Minderi, ku ai rrinte, kishte ngjyre te kuqe. Fillonte te shkruante perpara se te lindte dielli. Leter me ngjyre te kalter dhe boje, e cila nuk perhapej. Mbasi shkrimit, konjak dhe caj. Mos merrni pelhurin e dhomes.
Ne fillim te ciklit te shkrimit, gazetari Hikmet Feridun Es shkruan se Sami Frasheri eshte autori i Kamus-i Turki(Fjalori Turqisht). Ai pervec gjuhes Turke, njihte dhe Greqishten, Latinishten, Frengjishten, Persishten dhe ka spieguar te folmet e gjuhes Indiane. Nuk preu asnjehere mjekren e tij te bardhe dhe jetoi nje jete shume te varfer, qe per arsye te borxheve, shtepia u shit mbas vdekjes. Ai, i detyruar per te mbyllur borxhet e 20. 000 vellimeve, i shiti ato vetem per 80 lira. Punoi 16 vjet, dite dhe nate per pergatitjen e Enciklopedise dhe mundi te marre nga kjo, vetem 300 lira. Ali Sami Yeni, i GalataSarayt te njohur, eshte djali i tij. Kongreset gjuhesore, veprat ne fushen e gjuhesise, kishin vendosur te mbanin si baze kryesore te burimeve, veprat e Samiut. Ne anketen e nje letrari, Ismail Habib, ka thene: Punen, qe nuk kane bere shkencetaret per 40-50 vite te tera, e ka bere vetem Sami Frasheri duke punuar si nje gjigant dhe ia ka dale me sukses. Ne bibliotekat tona, mbi tavolinat tona, ne duart tona per t’iu dhene pergjigje pyetjeve te veshtiresive tona, akoma qe qendrojne, jane veprat e tij. Shumica e ketyre librave qe i kalon mbi 40-te, si nga lloji i tyre, te cilat cilesohen si vepra kryesore, jane punime te nje pune madheshtore, te cilave ne u drejtohemi atyre ne cdo kohe. Kane kaluar shpejt 40 vjet nga vdekja e Samiut, e ketij gjigandi te madh mendimi, veprat e te cilit, qe rradhiten ne raftet, ndodhen ne planet me te para te bibliotekave. Ato jane veprat me me vlere. C’fare dime per jeten, stilin e punes, idealet, gezimet e tij, vecanerisht per jeten e tij ne shtepi, per romanet, enderrimet e ti, te cilat jane lene ne hije. Ky eshte nje person i madh, ndaj te cilit ne kemi bere nje gabim te madh, i cili nuk i falet shkences se vendit, qe ne emer te diturise, ne nuk e njohin ate. Nga ana jone do te pyetet nje nga nje per cdo gje te ketij njeriu, veprat e te cilit jane vepra kryesore ne jeten e mendimit Turk. Ne lidhje me kete, ne kemi indetifikuar me nje kujdes te perpikte, te gjitha detajet personale, qe nga harresa e zjarrit deri ne gjerat me me vlere te tij. Une i degjova ato nga njerezit me te afert te Samiut, sidomos nga vajza e tij me e madhe, me emrin Samije Erer. Megjithese, ajo eshte ne moshen 60-vjecare, kujtesa e saj qe mban, eshte plotesisht e nje moshe 20 vjecare. Zonja Erer, qe eshte nje trashegimtare ndaj shume pasurive shpirterore, qe nga miresjellja deri ne te dhenat e gjuhes qe ka perdorur babai i saj, pati miresine te me jape nje sere te dhenash te pakrahasueshme me mjaft vlere lidhur me Samiun. Per moshen qe ajo ka, une gjeta keshtu, romanin e jetes se tij. Sot, une nuk mund te gjeja njeri tjeter, te cilin e njihte me mire ate ne te gjitha anet per shkak se ajo nuk iu nda babait te saj per me teper se 20 vjet.

Nen driten e qiririt, njeriu, i cili zbuloi gjithesine
Ishte nje mengjes perpara 50 vjetesh. Pothuajse kishte mjaft kohe qe te lindte dielli. Brenda erresires qe kishte mbuluar gjithe Erenkoy-in, Cadde Bostan, gjithe secili ishte ne gjumin e tij te embel. Kishte vetem nje drite te zbehte ne dhomen perpara, e cila ndodhej ne katin e dyte te shtepise. Kjo shtepi ishte plotesisht perballe xhamise se Cadde Bostan-it. Ajo eshte shtepia e Sami Frasherit, dhoma e Sami Frasherit, dhe Sami Frasheri, i cili punon. Ky eshte zakoni i tij i panderprere gjate gjithe jetes. Deri sa te kishte lindur dielli, ai shkruante shkrimet e tij, i redaktonte ato dhe pasi i dergonte ne shtypshkronje, shtrihej perseri. Tani, per te pare me nga afer ku ai shkruante, le te hyjme deri ne dhomen e tij. Ne shtepi nuk ka zhurme, nuk degjohet asgje, sepse Sami Frasherin nuk e ka shqetesuar asnjeri. Ne qoftese hapni ngadale deren e dhomes ne katin e dyte, ne fillin nuk kini per te mundur te shihni asgje, vetem grumbuj-grumbuj librash. Hidhni syte tuaj dhe do t’iu dale nje koke madheshtore, terheqese, me nje mjeker te gjate dhe krejt te bardhe. Gjithashtudo te degjoni gervishtjen e lehte te nje pene. Ne mure, hijet e drites se qiririt, te cilat shfaqeshin ne menyre te vazhdueshme, vecanerisht, hija e nje koke te madhe, te rregullt, hija e nje mjekre te gjate. Ketu perballemi me ceshtjet e para te Samiut. Ai gjate neteve ka pergatitur nen driten e qiririt te gjitha veprat e tij. Nen llamben e gazit, nuk ka shkruar asnje rresht. Llamba e gazit ishte “tersi” me i madh per te. Nen driten e qiririt, ai krijoi boten e shkences. E urrente, driten e llambes, llamben dhe eren e gazit te saj. Per kohen, dhe pse ishte periudha me e ndritshme e llabave te gazit, dhe Sami Frasheri ishte nje nga njerezit me perparimtare,ne jeten e tij, llamba e gazit nuk ka hyre ne shtepine e tij qe ndodhej ne Cadde Bostan. Ne vend te kesaj, ne shtepi vinin qirinj te cdo lloji, arka- arka.

Ulej ne minder, letren e mbeshteste ne gjunje
Le te shohim akoma me mire tani ne anet tona driten e qiririt, mbasi zgjojme plotesisht syte tane. Samiu ulej ne nje minder, i cili kishte madhesine qe mund te ulej vetem nje person, duke te kujtuar nje divan te vogel. Kolltuku i tij i punes kishte disa gjera specifike. Ai ishte i harkuar dhe ishte i mbuluar me nje cope ngyre vishnje. Ulej mbi kolltuk dhe shpinen, kurrizin nuk e mbeshteste ne asnje vend. Punonte vazhdimisht ne nje pozicion te perkulur. Letren e kthente nga njera ane dhe e mbeshteste mbi gjunje. Ai gjithashtu, ne te njeten kohe u drejtohej shume librave . Per kete kishte bere nje tavoline me nje plan perseri te vehtin, ne nje menyre te vecante. Kjo eshte nje tavoline e vecante, mjaft e gjate, sirtaret e se ciles zgjateshin kur hapeshin me terheqje te ndryshme. Mbi te qendronin hapur libra ne gjuhe te vecanta, ndonjehere ne 6-7 gjuhe te ndryshme, te cilet do t’iu duhej t’i shikonte dhe t’iu drejtohej. Kjo tavoline eshte tek vajza e madhe dhe e ruan ate, ashtu sic ka qene. Zonja Samije Erer, e cila ndodhet perballe tavolines thote: Per librat qe ai do te lexonte, kjo tavoline nuk ishte e mjaftueshme. Ne mes te grumbujve te librave, te cilet lartesoheshin ne cdo cep te dhomes, ai vehtes se tij i kishte caktuar nje vend , nje fole. Ne kete ambjent, duke kaluar permes cepave te ketyre grumbujve librash qendronte duke punuar trupi i tij mjaft i lehte. Ne kohen qe ju hyni ne dhome, ju nuk mund te shikoni ate nga poshte qafes. Dhe akoma me teper, ne hapin e pare ju do te ndjeni nje arome te vecante. Kjo arome do te ishte “era e librit”, e cila do te godiste menjehere hunden tuaj. Zonja Samije Erer, me syte e saj te kredhur ne mendime dhe te vrejtur duke pare tavolinen, ne te cilen Samiu ka kaluar perballe saj te gjithe jeten e tij, shton: Tani, me te hapur nje liber te vjeter, me te ndjere aromen e nje libri, eshte njesoj sikur une ndjiej eren e babait tim.

Tre lloj ngjyrash boje. Mbas shkrimit Çaj me konjak
Ne te dy anet e tavolines, ndodheshin dy mbeshtetese vendosese. Dhe ne keto, qendronin letrat e dijetarit, doreshkrimet, boja , pena. Drita, vazhdimisht, vinte nga mbrapa. Per kete, ai kishte bere rafte te posacem per te vendosur qiririn. Ne raftin, i cili ndodhej mbrapa, qendronte nje shandan trekendor. Kurse ne mbeshtetset, ne secilen prej tyre, ishte vendosur nje qiri. Dijetari, simbas nevojes, i terhiqte nga atje – ketu, djathtas – majtas. Simbas nevojes, shkonte ne tavolinen per te hapur librat voluminoze me trashesi te madhe. Vendosjen e qirinjeve e kishte bere ne ta e menyre, qe te kryqezoheshin ne te njejten kohe me syrin e tij. Vazhdimisht, shkruante ne leter me madhesi te gjate dhe ngjyre blu te erret, jo te hapur. Pjeset anesore te letres, gjithmone i perthyente, dhe i linte bosh per te bere korrigjimet dhe shtesat e tjera te mevonshme. Rregullisht, ne shkrimet e tij perdorte vetem bojen e zeze. Mirepo ne veprat me tre tekste, per te mos i ngaterruar ato me njeri -tjetrin, perdorte trej lloj ngjyrash, te kuqe, blu dhe jeshile. Mirepo ngjyren blu te letres, duke mos e patur nje detyrim te madh, nuk e ndryshoi. Ne gjithe jeten e tij, ka perdorur letren me kete ngjyre dhe do te shkruante me pene. Penen e tij, do ta pergatiste me nje kujdeste vecante, perpara se te fillonte te shkruante. E perthyente, i jepte asaj nje ne form te holle dhe te trashe. Ndiente kenaqesi nga perthyerja e penes. Shishja e bojes perbehej nga qelqi,e cila ishte ne ate forme, qe po te permbysej, boja nuk derdhej dhe ishte nga lloji me i lire.

Te gjitha veprat e tij me te njohura, ai ka shkruar me penen, e cila futej ne shishe dhe kushtonte pese lek. Ne kohen qe punonte, nuk do te futej asnjeri ne dhomen e tij. Mirepo, me te mbaruar punen, ai bente dicka te vecante. Kur mbaronte dhe korrigjimet, menjehere, perplaste tre here duart me njera tjetren. Kjo perplasje tre here e duarve ishte e vetmja shenje, i cili therriste vajzen e madhe, Samijen Ererin. Ajo ndodhej ne dhomen, ngjitur me ate te Samiut. Me te degjuar zhurmen e duarve tre here, vajza e re fluturonte nga krevati, dhe e djersitur, neqoftese ishte, do te vraponte prane babait te saj, ne dhomen e tij te punes. Ja ne kete kohe, do te ishin oret me te mira te babait te saj me vajzen e re, e cila kishte ngelur pa nene qe ne moshen gjashte vjecare. Sami Frasheri, nga mesi librave, do ta ngrinte ate duke kapur kembet e saj ne ate moshe mjaft te re. Trupi i tij ishte shume i gjate dhe delikat, me mjeker te bardhe si debora. Nen driten e qiririt, do te ngjante me nje luan te dobet. Babai kishte nje zakon te rendesishem ne oret e ketij mengjezi: Te pergatiste nje ponc, te cilin e bente vehte me konjak, limon dhe caj. Cajin, patjeter e ziente me doren e tij. Babai e pinte kete caj, filxhan mbas filxhani. Samiu tregonte mjaft tregime te bukura. Pastaj, vajza e re Samije, duke thene : Babaxhem: -Perendia te dhente qetes-i, do te dilte nga dhoma, sepse dijetari i madh , mbasi dergonte doreshkrimet, perseri shtrihej per te fjetur.
Vijon


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.