AKTUALITET

Elbasan/ Makina përplas biçikletën, humb jetën 50-vjeçari

09:50 - 25.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 50-vjeçar, i cili po lëvizte me biçikletë, ka humbur jetën pasi është përplasur nga një makinë ditën e sotme.




Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Shënkoll”, Elbasan, kur shtetasi me iniciale, A.P, 63 vjeç duke drejtuar makinën ka përplasur shtetasin me iniciale, G.K.

Ai u dërgua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të rënda.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprimet e mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.