AKTUALITET

Krim pasioni/ Plagoset biznesmeni shqiptarë në Itali, sherri për një femër

09:58 - 25.03.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një krim për shkak të pasionit që ka përfunduar me plagosjen e një shqiptari 50 vjeçar ka ndodhur pasditen e djeshme në komunën e Pratola Peligna në Itali. Autori është një tjetër shqiptar 48-vjeçar, i cili ka përdorur një kaçavidë për të sulmuar rivalin e tij në dashuri, siç shkruajnë mediat italiane.




Ngjarja

Ngjarja ndodhi rreth orës 17:00 të së dielës kur 48-vjeçari një kontraktor ndërtimi, me origjinë shqiptare, u takua me bashkatdhetarin pranë ish Kinema D’Andrea. Mes të dyve pati fillimisht një sherr e më pas 48-vjeçari raportohet ta ketë qëlluar me kaçavidë në kokë.Pas ngjarjes, 48-vjeçari është larguar, ndërsa i plagosuri që thuhet se ka humbur shumë gjak nga plaga që iu shkaktua në kokë, u ndihmua nga kalimtarë të rastit, që e dërguan në spitalPolicia e ka identifikuar autorin dhe e ka shpallur atë në kërkim. Ndërkaq hetimet vijojnë për të zbardhur më shumë detaje nga ngjarja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.