AKTUALITET

“Kujdesuni për fëmijët”. Gruaja njofton policinë, më pas i jep fund jetës

15:13 - 25.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 41-vjeçare nga fshati Molisht në ish/komunën Sinjë, në rrethin e Beratit, i ka dhënë fund jetës mesditën e sotme, teksa ka varur veten me litar në kasollen e barit, që ndodhej pak metra larg banesës së saj.




Merita Filaj, nëna e 3 fëmijëve, 15 minuta para vetëvarjes, ka telefonuar policinë, në numrin 129 dhe u ka thënë duke qarë që të kujdeseshin për fëmijët e saj.

Patrullat e policisë, pas lokalizimit të telefonatës, janë nisur drejt banesës së familjes Filaj por e kanë gjetur gruan të vetëvarur në kasollen pranë shtëpisë.

Viktima 41-vjeçare, Filaj nuk vuante nga asnjë formë depresioni por duket se kushtet e vështira ekonomike në të cilat jetonte, e kanë detyruar të ndërmarrë këtë akt ekstrem.

Merita jetonte e vetme në një banesë në fshatin Molisht, që ndodhej 3 km e veçuar larg banesave të tjera me 2 vajzat e saj, ndërsa bashkëshorti dhe djali kishin emigruar në Greqi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.