Kryesore

Pas daljes nga Prokuroria, Basha: Po hetohet me kërkesën tonë, s’kam shkelur ligjin

10:40 - 25.03.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas daljes nga Prokuroria Lulzim Basha përpara mediave u shpreh se është vërtetuar se asnjë zyrtar i PD nuk ka shkëlur asnjë ligj në Shqipëri apo edhe jashtë kufinjve. “Jemi thirrur si person që mund të kenë dijeni për rrethanat e hetimit. Hetimi i hapur prej një viti bëhet mbi bazën e plotësimit të formularëve në KQZ. Cështja që po hetohet me kërkesë të PD-së është nëse këto janë mbushur apo jo si duhet dhe jo gënjeshtrat dhe shpifjet nga qeveria.




Ka një vit e gjysmë që ka nisur ky hetim, ka 6 muaj që kanë ardhur përgjigjia nga SHBA e Britani e Madhe  që vërtetojnë se as PD asnjë drejtues i PD nuk ka shkelur asnjë ligj as në Shqipëri, Amerikë e Britani. I kërkojë prokurorisë të bëj publike përgjigjet e SHBA dhe Britanisë. Ju nxis dhe ju t’i kërkoni Prokurorisë ti bëj publike”, u shpreh kryedemokrati.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.